Bruna, këngëtarja simpatike që u bë e njohur me këngën “I love you baby” dhe “Single Lady”, rikthehet pas një mungese 4 vjeçare me një këngë të punuar në studion e një prej kompozitorëve me të suksesshëm, Irkenc Hykës dhe me vargje të tekstshkruesit të mirënjohur Petro Xhorit. Kënga është një bashkëpunim, titulli i së cilës mbetet ende një enigmë, me një tjetër këngëtare dhe konkretisht Anën. Xhirimet nisin të hënën dhe Bruna premton një klip të jashtëzakonshëm gjë që nuk e vëmë në dyshim duke qenë se do bëhen nga studioja më e madhe e klipeve në vend, nga Max Production, por që duhet të presim që klipi të vijë në formën përfundimtare që edhe vetë publiku të japë verdiktin e tij. Suksese Bruna!
Advertisement