Është vetëm 16 vjeçe dhe ka një zë dhe stil mjaft të bukur. Quhet Erza Hajrullahu, këngëtarja e re e cila sapo ka sjellë këngën e saj të parë me një klip të bukur që mban titullin “Zemër”. Mësojmë se për muzikën dhe tekstin është kujdesur Mbreti Records në Zvicër, ndërsa mix-msteri është realizuar nga DA SOP. Erza është me origjinë nga Ferizaj po jeton në kantonin Argau në Zvicër dhe që kur ishte fëmijë ka pasur muzikën pasion, ndërsa ajo pëlqen Dhurata Dorën, por duke dëgjuar këngën e saj të parë dhe talentin e saj themi me besim se shumë shpejt do të jetë një artiste e njohur në skenën muzikore.
Advertisement