Jam një vajzë 17 vjeçe. Në qytetin tim nuk gjendet ndonjë psikolog, ndaj e ndiej shumë nevojën t’ju shkruaj, sepse kam një frikë të jashtëzakonshme. Kjo gjë më ka filluar që para dy viteve. Një ditë isha me mamin te dyqani dhe po mendoja si gjithmonë vdekjen. Kisha dëgjuar për një grua që vdiq dhe që gjithmonë thoshte: “Ja, ta martoj edhe djalin dhe pastaj le të vdes”. Kisha dëgjuar edhe mamin që tregonte për dajën që ka vdekur, i cili thoshte gjithmonë: “Ja, vdiq nëna, do më marrë me vete”. Në ato momente fillova edhe unë të mendoja me një frikë të madhe. Unë nuk mund të gënjej kurrë. Në momentin që gënjej dikë, e takoj sërish dhe ia them të vërtetën. Më duket sikur bëj mëkat, sikur më dënon Zoti. Nuk e mbaj dot përbrenda. Jam shumë ndryshe nga më parë. Ju lutem, më ndihmoni, më këshilloni dhe më thoni si është kjo situata ime? Sa e kujtoj qaj dhe sa herë ka festa, nuk festoj aspak. Më zuri frika sikur me një datë 13 do të vdes dhe atë ditë s’më zë gjumi asnjëherë…
Juliana Dulla, psikologe, email julianadulla67@gmail.com, tel 0699670329:- Frika nga vdekja ekziston te të gjithë individët Kur frikërat thellohen ato cenojnë ekuilibrin e jetesës.Në një farë mënyre kur frika nuk është e tepruar ajo quhet frikê e shëndetshme për arsye se e mban njeriun në alarm për tu mbrojtur nga rreziqet. Frikërat për konceptin e vdekjes janë disa: Frikë nga e panjohura, askush nuk e di se çdo ndodhë me të pas vdekjes, ndonjëherë në varësi të besimit të tyre mundohen te marin dhe shpjegimin për të. Frikë nga mos ekzistenca. Mendojnë që kur të mos jenë më në këtë botë do harrohen, shfaqin shqetësim për njerëzit që do lenë pas.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox