Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jorke Broka: Nuk nxehem asnjëherë

Në “Pa limit” në Top Chanel ishin të katërt, Jorke, Rolandi, Aleksandri dhe Erblini. Në “Portokalli” janë përsëri të katërt dhe bashkë formojnë katërshen e “Portokallisë”. Sot në faqet e gazetës kemi njërin prej tyre Jorke Brokën, i cili na ka treguar gjithçka për të, për “Portokalli” edhe për shumëçka të tijën të cilën deri sot nuk e kishte thënë askund…! Lexoni!

Fabjola Kuburi:- Jorke, kjo intervistë po ndodh menjëherë pasi…

Jorke Broka:- Pasi u zgjova në 7 të mëngjesit, isha në studio ku dublova filmat vizatimorë për fëmijë dhe pas mbledhjes së përjavshme me grupin e “Portokalli” ku diskutohen temat e puntatës së radhës…!

Advertisement

– Sa kohë t’u desh për të të injektuar dëshirën për aktrim, flas këtu për profesionalizëm?

– 2 vite pas mbarimit të Universitetit.

– Qëndrojmë pak pikërisht te kjo fjalë, “profesional”. Ku e sheh profesionalizimin dhe joprofesionalizmin në Shqipëri?

– Profesionalizmin e shoh te kolegët dhe stafi jonë me në krye regjisorin tonë ku me përkushtim dhe punë të madhe arrim të nxjerrim shfaqje të mira çdo javë. Kjo na bën të mbetemi në krye të listës këtu e 15 vite përpara.

– Ndërkohë, si erdhi Jorke tek “Portokalli”?

– Pas një sezoni të suksesshëm në “Pa Limit”, na erdhi ftesa për të qenë pjesë e “Portokalli” dhe sigurisht që pranuam me shumë kënaqësi.

– Me Landin, Aleksandrin dhe Erblinin formoni atë që është quajtur katërshja e “Portokallisë”, çfarë ju bën bashkë ju të katërt?

– Bashkë na kanë bërë karakteret e ndryshme te njëri­-tjetrit, jemi që të  katërt të ndryshëm. Kjo na bën të kemi dhe një shoqëri shumë të mirë edhe jashtë ambientit të punës.

– Si është jeta e një aktori, përtej skenës dhe fotove që shohim nëpër rrjete sociale?

– Një jetë si gjithë njerëzit e tjerë.

-Cili është stili yt, në zgjedhjet që bën?

– Stili i Jorkes!

– Si e sheh veten profesionalisht, deri në këtë pike ku je?

– Jam i kënaqur dhe po plotësohem dita ditës por kërkoj gjithmonë e më shumë  nga vetja.

– Nga kush i ke marrë këshillat më të vlefshme?

– Nga familja ime, të cilët i falënderoj për gjithçka kanë bërë për mua. Janë shtylla e suksesit tim.

– Nëse të kërkoj të më thuash një kuriozitet, ajo që do të më thoje do të ishte…

– Kam bëre 1 vit e gjysmë “Akademi Ushtarake” për t’u bërë oficer në Greqi.

– Ku i mban ëndrrat, përveçse në sirtar?

– Në dollapin tim.(Buzëqesh)

– Çfarë po merr ti nga Portokallia dhe çfarë po i jep ti asaj?

– “Portokalli” është si një shkollë e dytë për mua dhe po përpiqem të jem një nxënës shembullor.

– Ku e sheh të bukurën, Jorke?

– E bukura është subjective dhe unë e shoh në çdo anë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gerta Gixhari: Askush nuk më beson që kam dy fëmijë…!

Next Post

Vjen balada e pritur nga Sefë Duraj, quhet “Mesazhi”

Advertisement