Mimoza Paraveli, një këngëtare që ka vënë në piedestal emrin e saj në muzikën shqiptare, duket se i është përkushtuar me mish e me shpirt të qenit pranë publikut të saj dhe këtë e ka bërë me lançimin e klipeve, ku ky i fundit me titull “Do të lë” ka sjellë një Mimozë të freskët, të bukur, të ëmbël dhe plot mirësi. Në këtë klip duket se vetë Mimoza vë pak prekjen e saj në klipet që sjell, për të vënë në dukje individulitetin e saj si artiste. Klipi i saj do t’ju mrekullojë prandaj s’ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni çdo tingull, melodi por edhe performancën e këngëtares së ëmbël korçare! Projekti i radhës, që ka në mendje Mozi (siç preferon ta thërrasin shoqëria), është një këngë kushtuar Korçës, qytetit të saj të lindjes. Por kjo këngë me kompozim dhe tekst të Jorgo Papingjit do të jetë një surprizë për Karnavalet e Korçës.
Këngëtarja korçare që numëron tre albume individuale, preferon që të përflitet vetëm për muzikë, dhe jo për jetën e saj personale. Paraveli ka tetë videoklipe të realizuara në dy vite, dhe kryesisht ka preferuar të grimohet vetëm tek Class Make Up, me Erjonën dhe Monalizën.
Grimi dhe flokët: Erjona dhe Monaliza, Class Make Up
Foto: Orsola Mema, Class Photography
Fustanet: Class Dress