Ish burri më kërcënon. Të kthehem tek ai?
Përshëndetje! Jam 41 vjeçe dhe kam një fëmijë të vogël, nga bashkëshorti im kam rreth një vit që jam ndarë sepse nuk donte t’ia dinte as për fëmijën e as për mua. Ikte dhe vinte kur donte në shtëpi. Rreth 6 muajt e parë të ndarjes as nuk më takonte fare as mua as djalin nuk e donte. Pas 6 muajve erdhi na kërkonte. Unë kam njohur një mashkull tjetër ku me të ndihem mirë dhe e do djalin tim si të jetë i veti, nuk është se e dua por e kam përzemër sepse ndihem mirë me të, më respekton dhe më vlerëson për këtë që jam. I kam treguar çdo gjë dhe ka shprehur mirëkuptim ndaj meje dhe më ka ndihmuar e qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë, por ish bashkëshorti më ka parë në rrugë me atë dhe tani më kërcënon se do më marrë fëmijën dhe se unë nuk kam qenë besnike kundrejt tij dhe më thotë të kthehemi bashkë. S’di ca të bëj? Ju lutem më jepni një mendim.
-E dashur ti duhet ta denoncosh menjëherë në polici atë njeri të papërgjegjshëm sepse askush nuk ka të drejtë të kërcënoj dikë për të rindërtuar jetën nga fillimi. Milena
-Nuk duhet ti qëndrosh pranë atij maskarai që nuk të vlerësoi kur të kishte. Elvira
-Merre personin që do dhe djalin e ikni larg se këtu nuk ke pse qëndron të stresosh veten pranë tij. Suada
-Mos i jep asnjë lloj komunikimi dhe largoje nëse të kërcënon denoncoje. Ervin
-Për aq kohë sa jeni të ndarë nuk t’a merr dot djalin sepse nuk quhet tradhëti se të ka parë me dikë tjetër. Jurgen
-Sa njerëz ka si puna atij por kështu janë mësuar këta duke i bërë presion njerëzve. Elda
Pyetje të reja
-Ç’mendim keni për jetën moderne sot? Amantja
-A kemi elitë Politike apo thjesht një shtresë kalimtare njerëzish që merren me politikë? Ema
-A është normale që njeriu të bëhet thjesht makineri që të nxitet vetëm nga nevojat biologjike? Ornela
-Çfarë na duhet kapitalizëm tregu apo kapitalizëm mafioz? Olger
-Pse kaq e zgjeruar në shoqërinë tonë kultura e urrejtjes për tjetrin? Jerina
-Keni parë që shumë krime etiketohen si konfikt privat? Pse ndodh kjo? Elton
-Cila është rruga të sulmojmë të keqen sociale apo të mësohemi e të përshtatemi me to? Mira
-E mira që mund të bëjmë është të përshtatemi se nuk ke zgjidhje tjetër. Lona
-Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje përshtatja me të keqen sociale. E keqja sociale është një vdekje e ngadaltë, ndërsa sulmi do të na jap një përfundim të ri. Ylli
–Ne jemi mësuar tashmë me të keqen sociale dhe kot e kemi të përbetohemi se nuk mund ta pranojmë. Me këtë negativitet social ne po arrijmë të bindim edhe brezin e ri duke ju propaganduar se kështu ka qenë gjithmonë e kështu do jetë. Gjendja ndryshon kur të gjithë bindeni të bashkoheni për një grusht goditës për të mos vazhduar më tej kjo gjendje . Rifat
-Nuk duhet të mësohemi me të keqen duhet ta luftojmë atë. Erald
-E keqja sociale? Po ne a jemi pjesë e saj? E keqja fillon që nga familja. Familje e shëndetshme sjell social të shëndetshëm, nëse një familje nuk është e shëndetshme ashtu do jetë dhe socialiteti që merr. Dorina
-Të përshtatesh me të keqen sociale do të thotë të përshtatesh, të përulesh apo të dorëzohesh përpara të këqinjve apo të paaftëve. Elsa
A duhet të jemi diskriminues kundrejt personave me Hiv/Aids? Stelina
–Jo, nuk kemi arsye pse të jemi diskriminues kur ata kanë jetën e tyre dhe nuk i bëjnë keq njeriu. Eralda
–Nuk kemi pse të jemi diskriminues se nuk është në dorën e tyre tashmë që ata janë të sëmurë. Miri
–Edhe Hiv/Aids është një sëmundje si shumë të tjera dhe ne nuk kemi pse t’i diskriminojmë këta njerëz, përkundrazi duhet ti mbajmë sa më afër. Sabina
–Jo, apsolutisht që nuk duhet të ekzistoj diskriminimi dhe ne duhet ti japim kurajo personave që vuajn nga një sëmundje e tillë e jo ti diskriminojmë. Klea