Granit Cakiqi është emri i vërtetë i artistit me plot stil Graca që me këngën “I asaj” po pritet shumë mirë. Ai ka 4 vite që merret me muzikën rep, ndërsa mësojmë se ka lindur dhe jeton në Aachen të Gjermanisë, ndërsa origjina e tij është Prishtina. Këngëtari gjithmonë ka ndjekur reperin e huaj Eminem por edhe shqiptarët si Mc Kresha dhe Noizy, ndërsa ai ka nisur të pritet mirë dhe të krijoj emrin e tij tashmë në tregun muzikor shqiptar. Ai ka deri tani 6 këngë, por projekti “ I asaj” është kënga e tij e dytë me klip punuar nga MProduction, ndërsa kënga është incizuar në studion e Florent Boshnjakut duke zgjedhur kështu më të mirët, gjithmonë duke bashkëpunuar me njerëzit më kreativ të muzikës, pasi përvec këtyre më lart Graca bashkëpunon edhe me Genc Prelvukaj( Black Fish Enertainment).