Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Silva Gunbardhi: Kam gjithë botën tani!

Është bilbil i muzikës popullore shqiptare sidomos asaj të jugut, është e shumëkërkuar kudo në Shqipëri, Europë, Amerikë e Kanada dhe nuk kishte si të ishte tjetër në mos Silva Gunbardhi. U bë e njohur dhe e dashur në të gjithë botën më këngën “Të ka lali xhan” por ajo nuk u ndal me aq. Sapo ka sjellë këngën “Digje zemrën” në të cilën ajo ka shprehur të gjithë talentin e saj në interpretim dhe zë. Një nënë u përkujdesur, një këngëtare e talentuar, një femër fisnike, kjo është Silva Gunbardhi!

 

Fabjola Kuburi:- Silva, në ç’version të sjell kënga “Digje zemrën”?

Advertisement

Silva Gunbardhi:- “Digje zemrën” më sjell në versionin e dhimbjes e trishtimit si pasojë e humbjes së dashurisë. Është një temë e gjerë por që të gjithë e kanë ndjerë nga një herë ktë ndjenjë. Jam munduar ta sjell në formën më të mirë të mundshme.

-Çfarë ka në zemrën tënde tani që po flasim?

-Në këto momente zemra ime është plot dashuri dhe gëzim!

-Cila është kënga që ka nxjerrë më të mirën nga ti dhe që të identifikon më tepër në të gjitha elementet e saj?

Çdo këngë që e punoj mundohem të jap më të mirën. Më vjen mirë që publiku më ka mbështetur në versionet e ndryshme.

-Të jemi të sinqertë, “Të ka lali xhan” ka qenë dhe mbetet hiti i hiteve apo jo?

Kjo këngë është më tepër se hit. Ka gëzuar shumë zemra dhe ka bërë që të këndohet shqip nëpër botë.

-Diçka që do të doje ta ndryshoje në mënyrën si funksionojnë gjërat në muzikë aktualisht?

Jam natyrë që fokusohem tek puna ime. Nuk më pëlqen të ndryshoj asgjë tek të tjerët. Është publiku kritiku më i mirë, ai vendos!

-Ke bërë ndonjëherë ndonjë këngë për të cilën je penduar?

Nuk jam penduar për asnjë këngë.Secila prej tyre ka ardhur ashtu siç kam dashur, në momentin e duhur dhe në formën e duhur.

-Kush i ka vendosur “rregullat” në karrierën tënde?

I vetmi rregull në karrierën time është: “Bëj çfarë ndjej”.

-Ndonjë gjë interesante që po ndodh në jetën tënde së fundi?

-Dalvi rritet dhe çdo ditë ma bën shumë interesante dhe intensive.

-Si ndihesh kur e sheh veten në revista e gazetë, me thashetheme nga më të ndryshmet?

Kanë kaluar shumë kohë dhe s’më bën përshtypje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kapi depresioni pas lindjes

Next Post

Duhet të bëj Bypass të zemrës?

Advertisement