Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Monedhat e arit

Kam parë në ëndërr sikur dola në dritare edhe tërë toka rreth e përqark ishte mbushur me monedha ari. Dola jashtë dhe fillova të kërceja nga gëzimi e përpara më doli shoqja e ngushtë e pallatit e më pyeti pse isha aq e gëzuar?  Ua, po unë tani po i shoh këto monedha, i thashë. Si paskan qenë këtu tërë kohën e si kam parë. E pikërisht në atë moment del një gjarpër i zi e më kafshon tek pulpa e majtë e u zgjova direkt nga gjumi. Çfarë do të thotë kjo?

 

Advertisement

Përshëndetje e dashurit të shohësh në ëndërr monedha është një simbol i mirë dhe do të thotë që do kesh ngritje të pasurisë.  Por, duhet të bësh shumë kujdes nga të gjitha të mirat materiale që do fitosh sepse pas kësaj ngritje do kesh edhe një rënie të menjëhershme ose më saktë një goditje e kjo do vi nga një njeri i pabesë që ti e ke shumë afër, këtë e tregoj edhe gjarpëri.

 

Mbytje në ëndërr

Shoh në ëndërr sikur isha në mes të detit e më vinin dallga shumë të mëdha e sa herë dilja në sipërfaqe vinte përsëri një dallgë tjetër. Vjen një moment e më bëhet sikur një burrë ishte aty e dontë të më zhyste poshtë në ujë që të mbytesha e sa herë i largohesha me not ai më afrohej shumë shpejt e më kapte nga koka e më zhyste nën ujë e ma mbante kokën ashtu gjatë. Kjo gjë ndodhi disa herë rresht deri sa u zgjova nga gjumi e fillova të kollitesha aq shume sa po nxirrja lotë nga sytë. Çfarë do të thotë kjo ju lutem?

 

Përshëndetje! Uji  në ëndërr është mbarësi dhe pritet që të mira do ju vijnë por dallgët janë vështirësi që do ti kalosh në jetë e ky burri që të zhyt është dikush që do të bëhet pengesë herë pas here që të mos arrish synimet e tua në jetë. Ndaj bëj kujdes për çdo hap që hedh e që ka të bëjë me zgjedhjet e jetës tënde.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Cilat ushqime duhen shmangur në darkë?

Advertisement