Sa dëgjoi që një gjyqtar Tirane mban të thata nën dyshek 300 milionë leke, më qëlloi me shuplakë – Na shuplakën surratit, more vulëhumbur. Një jetë të tërë të ushqej unë. – Kriza e ka fajin, – i thashë gruas dhe ktheva edhe faqen tjeter, që të tregohesha i sjellshëm me gruan time te vetme. – Po ty s’je hiç burrë, që pret të punoj unë dhe të të ushqej ty. – Po na ka thënë Çajupi neve gjirokastritëve. Burrat nënë hije, lozin kuvendojnë, dhe sa mirë bëjnë, se nga gratë rrojnë. – Ashtu, ë? – ma dha shuplakën gruaja edhe në faqen tjetër. – Po unë jam korçare dhe Jeta është llogari për ne. Ik që tani nga shtepia. Unë do shkoj nē Tiranë të martohem me gjyqtarë e të fle mbi dyshekët e mbushura me miliona, – më tha gruaja dhe me të shtyra më ndoqi nga shtëpia. Tani, që jam pa grua dhe pa shtëpi lut kryeministrin Ramà të bëjë Vetingun sa më parë, që gjyqtarët të mos mbajnë më milionat në shtëpi, sepse neve që nuk kemi miliona na ndajnë gratë.