Përshëndetje e dashur psikologe! Jam një zotëri i moshës 55 vjeç dhe kam shumë vite pothuajse 15 vjet që kam një ves që për çdo gjë qesh. Qesh kur bisedoj në telefon, kur jam në punë, kafene apo diku tjetër. Duket sikur vë në lojë njerëzit me këtë ves dhe ndihem keq sepse më thonë çfarë ke që qesh? Kjo gjë më shqetëson se qesh edhe kur nuk duhet. Çfarë duhet të bëj për ta larguar këtë ves?
Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Ëillson, pranë Postës Shqiptare nr.8, Numër telefoni: 0695726669: Përshëndetje lexues i gazetës intervista! Në respekt të moshës suaj, sigurisht që problemi të cilin e paraqisni, ka një rëndësi të madhe. Pasi një zotëri në çështje të delikate, duhet të paraqesi seriozitetin e tij pa treguar shenja humori siç është buzëqeshja. Ky është një lloj shqetësimi për të cilin evidentohet më shumë një lloj “bashkëbisedimi” për ngacmimet perceptime nga jashtë, dhe stimuli i reagimit për së brendëshimi. Ju thoni se kjo ju është kthyer në një ves i vazhdueshëm prej 15 vjetësh. Sipas infomacionit tuaj, kam përshtypjen që qeshja juaj është diçka e cila lidhet me reagimin e asaj çka dëgjoni, jo për të ironizuar apo vënë në lojë bashkëbiseduesin që keni përballë. Me kalimin e viteve kjo gjë ka ardhur duke u përforcuar , ndoshta për faktin se jo vetëm të afërmit por edhe të tjerë jua kanë vënë në pah, se reagimi juaj me të qeshur ngjan shëmtuar, apo i pa vënd.