Gazeta Intervista, ju uroj vetëm suksese sepse jeni një gazetë serioze por edhe shumë argëtuese e edukative në të njëjtën kohë. Unë jam mama e një djali të vogël dhe kam një marrdhënie shumë të mirë me bashkëshortin. Ajo që më shqetëson mua është rritja e djalit, sepse unë dhe bashkëshorti kemi mendime të ndryshme për edukimin dhe rritjen. Unë jam e rreptë ku duhet dhe lëshoj pe përësëri aty ku duhet, kurse ai është më shumë stil europian, ka bërë shkollën për shumë vite jashtë shtetit dhe ka marrë tjetër mentalitet. Ai mendon se po të mos e pengosh fëmijën dhe po të mos i vësh shumë kufij, pra ti japësh më shumë liri se ç’duhet, fëmija do rritet më i dashur dhe më i mirë. Nga ana tjetër, unë mendoj se në një vend si Shqipëria liria e tepërt është si t’a çosh vetë me duart e tua në rrugë të gabuar. Nuk di si t’ia bëj. Çfarë mendimi mund të ketë psikologia juaj për këtë problem?
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- E dashur letërshkruese, unë e kuptoj qëllimin e pyetjet tuaj po aq sa kuptoj edhe faktin që ju kërkoni që fëmija juaj të rritet nga prindër me stile të njëjtë edukimi. Prindërimi, nëse do të shihet si një mënyrë me anë të së cilës secili prind i qaset marrëdhënies me fëmijën, sigurisht që është shumë individuale dhe specifike për gjithkënd. Ashtu sic njerëzit dallojnë në mënyrën sesi socializohen, sesi ndërtojnë marrëdhëniet, sesi komunikojnë njëri me tjetrin, ashtu janë të ndryshëm edhe kur vjen puna për të edukuar fëmijët e tyre. Kur dy prindërit mund të kenë mënyra të ndryshme të edukuari, natyrshëm do të lindin dilemat, a duhet të edukohen fëmijët në familje më të njëjtin standard, apo secili prind le t’ua përcjellë vlerat në mënyrën e tij? Shpesh, problemet fillojnë të shfaqen kur edukimi bëhet në formë trekëndore, pra kur fëmija krijon marrëdhënie individuale me secilin prind në mënyrë të vecantë dhe të krijohen disa “mini aleanca” brenda familjes. Kjo situatë do të ishte e rrezikshme nëse fëmija, duke ditur pikat e forta dhe të dobëta të secilit prind, t’i përdorte për të arritur atë që do.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!