Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Poezi
Tramp i shkruan Ramës: Të pres në Amerikë
Fjalëkryqi

Tramp i shkruan Ramës: Të pres në Amerikë

Intervistës së Ramës që dha për CNN në mes të Amerikës nuk ka për t’u harruar kurrë. T’i thuash kandidatit për President të Amerikës si e keqja më e madhe e mundshme në rast fitoreje, është inisiativë e fortë për të mos thënë e çmendur. Po ja qe kryeministri ynë jo vetëm që e bëri, por edhe fitoi pikë. Sot të duan më shumë ata që i shan se sa ata që i përkrah dhe i mban afër. Kur të gjithë prisnin që Tramp t’i jepte mbështetje opozitës, një letër konfidenciale e këtij të fundit rendi drejt kreut të qeverisë shqiptare. Kjo letër kaq sekrete mund t’iu shpëtonte të gjithëvë, por jo ëikilikeas-it. Në dorën tonë ra letra top sekret që Trump i dërgonte  Ramës. Ja, se çfarë shkruhej në atë letër:

Dear  Rama,

E di që do të të vijë si bombë nukleare koreano – veriore kjo letër dhe do të të prishë qetësinë e këtyre ditëve që edhe opozita të ka lënë rehat… E kisha të pamundur të duroja akoma më shumë pa të shkruar, por ma bëj hallall se jam marrë pak me Kimin dhe Putinin. Kimi sepse po ma çan trapin dhe Putinin që po ma akuzojnë sikur më ka ndihmuar mua të zgjidhem President.

Advertisement

Dear Rama,

Unë ja di për nder dhe e bëj sot për herë të parë publike që vetëm një njeri më dha ndihmesën kryesore në fitoren time. Dhe ai nuk është Putini siç flitet lartë e poshtë. Ndoshta do të të duket e habitshme kur ta marrësh vesh se kush është ai, por nuk po e zgjas me tepër se nuk dua të zgjas ankthin tënd. Nëse ti nuk do kishe bërë atë deklaratë në CNN ku më akuzoje si fatkeqësi e Zotit nëse fitoj, unë sot nuk do isha President. Bota arriti më në fund të përkthente orientimin tënd në zgjedhje dhe bëri që të ndikojë jashtë mase tek amerikanët. E gjithë amerika e dëgjoi  lutjen tënde dhe vërshoi drejt kutive të votimit duke e nxirë më shumë se ç’ishte Obamën, ose më saktë atë që ti e cilësoje udhërrëfyesin tënd. Pra, me gojën plot dhe me dorën në zemër siç e kemi ne amerikanët, dua të të falenderoj dhe të premtoj se do të ta kthej shumfish nderin dhe ndihmën që më dhe. Donaldin, dmth atë që ke aty, për atë kinezin e vogel e kam, Lu-në, e ke në dispozicion për çdo gjë. Ai është zëri im aty, ose thënë ndryshe do bëjë si t’i thuash ti. E di që e ke merak hashashin, por mos e vra mëndjen. Xhafa si antiamerikan nga prejardhja do mbajë lidhje të forta me ndihmësambasadorin aty. Do bëj përr – përr disa herë gjasme se Amerika është kundër drogës, por ti mos e rruaj fare…

Këtë radhë të fola siç fle ti kur ta sjellin majë hundës. Duke e mbyllur letrën, dua që të të kujtoj se është letër që e dimë dhe e lexojmë vetëm ne të dy. Uroj që ata të ëikilikeas mos na bien në qafë kësaj here dhe të na e bejnë publike, pasi do më rrezikohej seriozisht mandati i dytë. Të uroj punë të mbarë të Parlamentit

Të përqafoj dhe pres me padurim përgjigjen tënde.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezi

Next Post

Fjalëkryqi

Advertisement