Besoj se Amerika do të më japë atë që nuk ma dha vendi im!
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 37 vjeçare. Nuk jam martuar asnjëherë, sepse kam patur mamin e sëmurë dhe ia kam kushtuar jetën asaj dhe babait. Përveç prindërve, kam kontribuar në rritjen e vëllait dhe motrës. Vëllai tani është 35 vjeç,i martuar e me një fëmijë. Ai jeton në Itali së bashku me familjen e tij. Edhe motra është e martuar e ka një vajzë. Me të dy jam marrë që kur mami u sëmur e babi shkoi në emigrim në Greqi. Babi nuk diskutohet se shkoi për të mirën tonë, por mungesae tij bëri që çdo gjë të binte mbi mua. Nëse babi nuk do të kishte shkuar në Greqi,unë do të kisha ndjekur jetën time e do të kisha një familje tashmë.
Megjithatë ai ka vuajtur shumë për të punuar e për të na mbajtur. Unë nga puna e tij nuk kam patur nevojë kurrë të punoj. Detyra ime e vetme ishte të kujdesem për mamin. Kjo ishte detyra ime e cila me bëri të jem beqare e të mos kem ndërtuar familjen time.
Jeta ka surpriza të cilat mund të vijnë atëherë kur nuk i pret. Para dy muajve u njoha me një burrë. Kisha nxjerrë mamin me karrocë tek kafja pranë shtëpisë sime dhe na u bashkua dhe një fqinjë. Ajo ishte një grua e mirë, vetëm se flet pak si shumë.
-Ka ardhur nipi im nga Amerika për pushime! A do kishe dëshirë të pije një kafe me të?
-Po s’jam në moshë për takime tani!
-Ua, pse mi?! Ti je tamam në moshën që duhet njeriu të krijojë familje. Kur je e vogël gjithmonë gabon.- pastaj u kthye nga mami e shtoi:
-Si thua?
-Po shumë mirë do të bëje! Edhe ti ke nevojë për shoqëri.- tha ajo.
-Eh, tani nuk më bie ndërmend për burrë! Pastaj ti mami me kë do të rrish nëse martohem unë?
-Po për mua s’ka problem se e gjejmë një zgjidhje.
I kishte rënë ndërmend mamit të më thoshte këto fjalë tani që po shkoja drejt të 40-tave. Kisha gjithë jetën që kujdesesha për familjen e askujt nuk i kishte shkuar mendja të më thoshte të pija kafe me dikë për njohje, apo për martesë,tani më paskan gjetur, madje dhe një të huaj. Nejse nuk doja ta mërzisja mamin prandaj i mbajta për vete këto fjalë.
-S’e di njëherë! Të pimë këtë kafe e pastaj flasim. – e mbylla shpejt bisedën për atë djalin që të mos më duhej të flisja ndonjë fjalë të keqe.
Të nesërmen erdhi babi nga Greqia. Ai gjithmonë sillte shumë gjëra,por m’u duk se këtë herë kishte sjellë më shumë se herët e tjera.
-Nuk do të shkoj më në Greqi! E mbylla me kaq.
-Sa mirë po bën babi! Ne jemi mirë tani e mund të filloj edhe unë ndonjë punë!
Ai u kthye e pa mamin e më pas tha:
-Ti shiko gjëra të tjera tani, se punë nuk ke ku punon se nuk ke zanat. Për lekë të jap unë që të mos mbetesh keq!
Dyshova se diçka po bënin pas shpinës sime, por e mora si gjithmonë me gjakftohtësi. “Isha stërvitur” të duroja gjithçka për hir të familjes. Pasdite dolëm për kafe të tre.
-Tani që unë jam këtu ti duhet të shohësh jetën tënde!- ia nisi bisedën babi.
I kishte rënë ndërmend herët të kujtohej për jetën time. Kur ishte koha të martohesha e të krijoja familje ai krisi e iku e më la mua të gjitha hallet e sëmundjes së mamit.
-Ç’është ky mendim që të ka ardhur në kokë tani?! Po habitem se si më përmendni gjëra të tilla! Në këtë moshë që jam unë nuk më merr njeri!
-Mos thuaj kështu zemër!-tha mami. – ti je një femër e bukur e shumë e veçantë.
-E pse qenkam e veçantë mama?! Se shoqet e mia janë të martuara ,kanë fëmijë,kanë një punë e karrierë madje. E unë çfarë kam?
-Mos i fol kaq ashpër nënës bijë! Ajo për të mirën tënde po mundohet! Tani është mirë të pish një kafe me atë djalin që të ka gjetur mami e të shikosh se ç’do të bësh!
-Cilin djalë mama?
Mami nuk e priti që babi ta nxirrte sekretin. Pra, qenka mami ajo që donte të më lidhte me atë djalin nga Amerika.
-Po ja, se babi u nxitua pak! –u shfajësua mami.
-Lëre tani grua se nuk kemi pse t’i ngadalësojmë këto punë. Ta takojë e të vendosë.
-Si? Çfarë po më thoni se nuk po kuptoj asgjë?
-Atë po themi. Të fillosh kërkimet për jetën tënde.
Një vendim i shpejtë për të më hequr qafe tani që erdhi në shtëpi babai. Nejse, nuk fola se nuk desha si gjithmonë të prish punë. E kanë vendosur! Ndoshta dhe unë kam të drejtë të jetoj jetën time, ndonëse pak me vonesë.
-Mirë, se do ta takoj.-vendosa të mos ua prish qejfin.
Erdhi dita që pas kaq vitesh si kujdestare e të gjithë familjarëve të filloja me takime djemsh, që të mund të martohesha. U vesha jo fort e pispillosur,sepse e dija se nuk do të më pëlqente sido që të vishesha.
Ai po priste tek kafja dhe kur unë u futa u ngrit në këmbë që të kuptoja se ishte ai.
-Sa mirë më njohët!- i thashë pasi e përshëndeta.
-Po portretin tënd e kam skalitur në mendje!
-Portretin tim? Ku e keni hasur?
-Në foton që më ka dërguar halla!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!