N’ato udhë që kam kaluar…

Shpirtin më nuk e dërgoj…

Dhe pse malli e ka mbuluar…

Asgjë më, nuk është njësoj!

Asgjë s’mbetet e përjetshme…

Përveç erës në pranverë…

Që kur fryn e ngrihen gjethe…

Sikur shpirtin tim e merr!

Sikur zërin e mbyt heshtja…

Edhe bota humbet ngjyrë…

Shpirti mundet nga kureshtja…

Fantazon, veç një fytyrë..!

Sikur zemra arratiset…

Trupi endet kuturu…

Shpirtit tënd s’i gjenden viset…

S’kanë adresë dy sytë e tu..!

Mbrëmja sonte nuk po dukej…

Hënës i kish’ dhënë fuqi…

E në dritë errësira strukej…

Sikur nata s’do të vi’..!

Në vizione të pafjetur…

Në pasione fshehur-gjallë…

Një dëshirë mbeti e etur….

Krejtësisht , zhytur në mall..!

Thashë, atje ku kam kaluar…

Shpirtin kurrë nuk e dërgoj…

Kur është shpirti i përmalluar…

Mundet kush ta komandojë?! Bledi Ylli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here