Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është normale kjo për një 4 vjeçar?

Përshëndetje, djali im 4 vjeçar, dëgjon shumë video në internet, në disa gjuhë të ndryshme dhe ka arritur që të mësoj gjuhën angleze dhe deri në një masë edhe atë ruse, por në anglisht mund të komunikojë lirshëm. Do doja ta dija se a paraqet kjo ndonjë vështirësi në zhvillimin e tij dhe unë si nënë çfarë mund të bëj që ta ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme? A mendoni se është normale kjo për një 4 vjeçar? Faleminderit paraprakisht për përgjigjen!

 Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje e dashur! Çështja që ti shtron është interesante dhe shumë më komplekse se sa mund të duket. E them këtë sepse gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi dhe element i identitetit kombëtar, por mbi të gjitha është tregues i identitetit social, matës direkt i zhvillimit të fëmijës, tregues i kontekstit në të cilin ai jeton dhe një prej parametrave kryesorë të të menduarit dhe zhvillimit kognitiv dhe i socializimit të fëmijës. Konsiderohet se që prej moshës 2 deri në 4 vjeç fëmija përsos shumë elementë të komunikimit, sepse jo vetëm dëgjon, por ka filluar dhe të flasë e të shprehet. Kjo është një periudhë në të cilën të folurit e fëmijës pëson gjithashtu ndryshime komplekse gramatikore; fjalitë fillojnë të bëhen të ngjashme me ato të të rriturit dhe komunikimi është më i sofistikuar duke shtuar ndjeshëm e  dukshëm fjalët e konceptet e reja në fjalor. Që zhvillimi gjuhësor i fëmijës të nxitet, është e nevojshme që mjedisi gjatë kësaj periudhe, pra gjatë 2-4 vjec t’i japë stimujt e nevojshëm. Në rastin e fëmijëve bilingualë ose thënë ndryshe, të mësuarit e dy gjuhëve deri në moshën  parashkollore, natyrisht që kemi të bëjmë me një detyrë komplekse sepse janë sisteme të ndryshme rregullash dhe struktura të veçanta. Ka raste që kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe bën që fëmijët të flasin një gjuhë hibride, pra në të njëjtën fjali të përfshijnë fjalë nga gjuhë të ndryshme.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Visjan Ukcenaj: Semafor llumi pa dritë jeshile

Next Post

Ju prezantojmë tetovarin që nuk njeh humbje, 10 ndeshje 10 fitore

Advertisement