Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“ZBULO FËMIJËN TËND” Nga Izet Culli


“ZBULO FËMIJËN TËND”

Përgëzoj dhe uroj për librin më të ri të botuar nga psikologia pasionante Lorela Garuli me titullin kuptimplotë “Zbulo Fëmijën tënd”-ku ajo bën një interpretim shkencor të vizatimeve  të fëmijëve.Janë këto vizatime që e zhvillojnë më tej këtë moshë të brishtë,kur dihet se të gjithë ata zakonisht vizatojnë,por  natyrisht jo të tërë do bëhen piktorë të mirëfilltë, po te kjo moshë edhe me këtë art grafik, ndikimi në gjallërimine imagjinatës do të jetë i dukshëm.(Unë e kam vënë re te mbesa ime Livia, e cila ka kryer shumë vizatime qysh  nga mosha 4-5 vjeçare, të paraqitura edhe në librin tim për të”Buzëqeshja e Livias”).

Psikologia Garuli prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të shumtë te gazeta jetëgjatë dhe e mirënjohur në Shqipëri e gjetkë”INTERVISTA” me shpjegimet e saj për tema të ndryshme për “Psikologjinë”siç bënte pak kohë më parë edhe prof.Jashar Demiri.

Advertisement

“Vizatimi është një formë shprehjeje si e tillë,-shkruan në libër L.Garuli,vlen si një mjet i mirëfilltë komunikimi”,ndonëse është i vetvetishëm dhe argëtues njëherësh.Është gjithashtu e njohur se shumë fëmijë më përpara fillojnë të vizatojnë se sa  të mësojnë shkronjat dhe numrat. Kontributi i autores në këtë fushë është i ndjeshëm dhe për të vlerësuar të shpalosura në mediat e shkruara dhe atyre pamore. Në librin “Zbulo fëmijën tënd” me 220 faqe, ajo na paraqet 80 vizatime të ndryshme, ku aty-këtu bën interpretime përimtuese me kompetencë shkencore për shumicën e tyre.Libri i psikologes së re të talentuar, Lorela Garuli, përveçse studiuesve  dhe studentëve të fushave të ndryshme të disiplinave shkencore,po gjithashtu do t’ju shërbejë edhe prindërve në përgjithësi e punonjësve të kopshteve e të shkollave të ciklit të ulët në veçanti dhe kështu me radhë…

Pa u humbur kuriozitetin lexuesve të shumtë për këtë nismë të vlefshme të autores, le t’ua lëmë fjalën atyre për ta përvetësuar librin në fjalë, i cili pos  të tjerave përmban 60 burime literature në gjuhë të ndryshme.

Unë në fund shpreh dëshirën që psikologia Lorela të ketë përveç punën me studentët dhe mediave edhe një studio të veçantë  për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

IZET S.ÇULLI, neuropsikiatër,Tiranë

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Balena Blu; Si të ruani fëmijët?

Next Post

Gentjana Gjergji: Publiku e dallon këngëtaren nga modelja

Advertisement