Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Kuaj të bardhë

E nderuar astrologe! Kam parë në ëndërr kuaj të bardhë që po përpiqeshin të çiftoheshin. Ç’do të thotë kjo? Po atë natë pashë një ëndërr tjetër, sikur po ecja me biçikletë dhe përtokë shihja monedha në euro. Unë fillova t’i mblidhja. Nuk mbaj mend nëse ishin lekët e mi apo po i gjeja rastësisht. Gjithashtu, gjeta dhe unaza të miat të cilat më kishin rënë gjatë ecjes në biçikletë. Faleminderit për shpjegimin. Nikoleta

– E dashur Nikoleta! Po ju pret një periudhë paksa e vështirë ekonomike, por ju nuk do të dorëzoheni para saj. Do të arrini t’i kapërceni vështirësitë, bile, do të keni mundësi të rifitoni ato të mira që në të kaluarën ju dukeshin të paarritshme. Gjithsesi, për të arritur deri këtu, ju duhet të ndryshoni diçka në karakterin tuaj përsa i përket krenarisë. Jeni më krenare nga ç’duhet. Jo gjithmonë krenaria e tepërt ka vlerë. Gjithë të mirat!

Advertisement

 

Ndjekje

E nderuar astrologe! Së pari, ju falënderoj për shpjegimin e ëndrrave të mëparshme që ju kam dërguar. Ka disa netë që shoh të njëjtën ëndërr, sikur iki nga dikush që më duket sikur po më ndjek. Ndonjëherë më duket si i dashur, ndonjëherë si miku im më i mirë. Arrij të iki, futem në ashensor dhe kur dal në krye të shkallëve, shoh përsëri personin që po më ndiqte e që më dukej si miku im. Pastaj më dukej si i dashuri im. Shkova drejt tij dhe e përqafova fort. Ç’do të thotë? Violeta

– E dashur Violeta! Ka mundësi që personi që po ju ndjek në ëndërr, në realitet të jetë miku juaj që përpiqet të zërë vendin e të dashurit. Pa rënë në syrin tuaj apo tëndin, ai po përpiqet me marifet që t’ju fitojë zemrën, por ju nuk dëshironi ta zëvendësoni të dashurin tuaj me askënd. Gjithsesi, duhet të keni kujdes dhe t’ia bëni parapritë mikut tuaj, që zemra juaj është e zënë dhe s’ka vend për të, përveçse thjesht si shok. Ju urojmë fat!

 

Mace

Pashë në ëndërr sikur isha në det dhe po tentoja të ecja nëpër ujë. Në një moment u rrotullova dhe pashë sytë e një maceje që po më shikonin, ndërkohë që po mbytej. Ajo që më bëri përshtypje është se sytë e asaj maceje ishin si të të dashurit tim. Pas kësaj e ndihmova macen që të shpëtonte. Më doli gjumi pastaj. Bona

E dashur Bona! Ëndrra do të thotë se i dashuri juaj ka nevojë për ndihmën tuaj. Sytë e asaj maceje janë pikërisht sytë e të dashurit tuaj, që presin që ju ta kuptoni gjendjen e tij jo të mirë psikologjike dhe ta ndihmoni. E, në fakt, ju do ta nxirrni nga gjendja e trishtë ku ka rënë dhe do ta ndihmoni të zgjidhë problemet e tij psikologjike. Gjithçka do të rregullohet në saje të mbështetjes tuaj. Gjithë të mirat!

 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Damiano: E vërteta për mua dhe Armelën

Next Post

Arben Ahmetaj: Ish-ushtarakët ma futën...

Advertisement