Pas letrës së hapur të doktorëve specializantë drejtuar nëpërmjet gazetës “Intervista” Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, Ministrit te Drejtesise, Ministrit të Financave, reagojnë institucionet shtetërore.
Të parët kanë reaguar zyrtarët e Kryeministrisë nëpërmjet Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Qytetaret Znj. Rafti dhe Ministria e Financave nepermjet Sekretarit te Pergjithshme Znj. Gelardina Prodani.
Në përgjigjen e dhënë nga Kryeministria shkruhet se: “Pasi u njohëm me detaje me çështjen që parashtroni, ju informojmë se ia kaluam për verifikim dhe ndjekje Ministrise se Fianancave, si dhe Ministrise se Drejtesisë, nepermjet shkreses sone nr. 1763/1 prot, date 08.05.2017. Jeni i lutur te ndiqni korrespondencen dhe çeshtjen tuaj prane institucioneve te siperpermendura, nderkohe qe sapo te informohemi prej tyre, do t’ju informojme zyrtarisht”.
Ndersa Ministria e Financave me shkresen drejtuar Av. Alban Duraj, që përfaqëson mjekët e papaguar, kthen pergjigje se: “Per sa me siper, duke qene se Ministria e Financave nuk ka qene pale ne kontraten e sipermarrjes te referuar nga ana juaj, sugjerojme qe kerkimin tuaj t’ia drejtoni Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se Perjgithshme te Burgjeve”.
Pra, edhe pse ka pergjigje nga keto dy institucione, nuk ka zgjidhje per problemin qe kane mjeket specializantë. Ata nuk po paguhen edhe pse janë familjarë dhe kanë detyrime ekonomike. Ata i bëjnë edhe njëherë apel shtetit të respektojë kontratat me ata duke permbushur detyrimet kontraktore. Apo shteti i ka harxhuar gjithë lekët nëpër fasada e koncesione e nuk ka mbetur më për rrogat e doktorëve ?!