Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më loton syri papushim

Përshëndetje doktoreshë Rezi, vajza ime 14 muajshe ka shumë problem me lotimin e syrit të djathtë, i loton papushim dhe kjo më shqetëson shumë pasi nuk e kuptoj arsyen pse i ndodh apo ndoshta mos ka marr ndonjë infeksion, por prapë unë nuk shoh kruajtje të saj por vetëm ltim papushim. Si prind që jam sigurisht që do shqetësohem ndaj dhe ju shkruajta dhe pres me ankth përgjigjen tuaj. Faleminderit shumë. 

 

Advertisement

Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:-  I nderuar letërshkrues. Po marr shkas nga letra juaj për të shpjeguar edhe për lexuesit e tjerë të gazetës Intervista një problem delikat që hasin ata me fëmijën e tyre: lotimin. Në letrën tuaj ju më bëni me dije ankesën e lotimit pa pushim të syrit të djathtë të fëmijës tuaj. Gjithashtu ju më keni bërë me dije në letër edhe moshën e fëmijës tuaj: 14 muajsh. Nga këto dy të dhëna kaq me rëndësi unë mendoj se lotimi i parreshtur i syrit të fëmijës vjen si pasojë e një defekti të lindur që është kanali i lotit i ngushtë. Normalisht loti i njeriut prodhohet në gjëndrën e lotit, që është e pozicionuar nën kapakun e sipërm dhe mëpas loti i prodhuar ndjek rrugën e tij normale drejt kanalit kockor të lotit dhe derdhet në hundë, ne konka nazalis. Tek fëmijët e vegjël, kryesisht tek të porsalindurit, kanali i lotit është i ngushtë, i pazgjeruar ende  dhe rrjedhimisht loti i prodhuar në sasi normale në sy nuk derdhet mjaftueshëm në hundë, dhe krijon një liqen në sy ose loton në faqe. Pas një vizite okulistike dhe vendosjes së diagnozës, i shpjegohet prindit strategjia e mjekimit të lotimit:-përdorimi i një antibiotiku topikal me pika, përshembull: Collyr Naflox 4xditë ( çdo 6 orë ) 1 pikë në sy. -Masazhi i zonës së hundës afër syrit 5 minuta para çdo aplikimi të pikës së antibiotikut në sy. Nëse situata e lotimit nuk përmirësohet atëherë duhet kryer sondazhi apo hapja e kanalit të lotit me sondë kanalikulare, proçedurë kjo që kryhet kryesisht në QSUT. Shpresoj të kem qenë e qartë dhe e thjeshtë në sqarimin tim. Ju uroj shërim të shpejtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tomas Kuçi, flet për surprizat që do sjellë së shpejti!

Next Post

Shijoni këngën më të re të Albana Mesulit !

Advertisement