Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më djeg penisi kur urinoj

Përshëndetje doktor. Jam një djalë 27 vjeç. Kam një problem kur urinoj, ndjej djegie në majë të penisit. Jam i shqetësuar dhe s’vë gjumë. Nuk e di pse më ndodh kjo sepse s’më ka ndodhur kurrë. Jam i shqetësuar dhe pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

 

Evi Dani, androlog, 0682213329- Djegia e penisit është një nga shkaqet e shpeshta te meshkujt. Shkaqet janë të shumta. Më të shpeshtën që e takojmë në klinikë janë infeksionet e uretrës. Këto infeksione janë kryesisht nga një mikrob që quhet gonokok (të emëruara gonokoksike). Kemi dhe infeksione të tjera si klamidia trakamedis, europlazma urolitike dhe mykoplazma  hominis. Këto dy lloj infeksionesh klasifikohen si sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe kanë të përbashkët djegien e kanalit të urinës në majë të penisit, rrjedhje të një sekrecioni të trashë, skuqje ne majë të penisit. Shenja ndodh kryesisht nga 1-3 javë pas marrjes së infeksionit  dhe janë shenja  që pacientin  e detyrojn të shkoj tek mjeku shumë shpejt nga koha e infektimit. E them këtë sepse tek femra që kanë të njëjtin infeksion këto  shenja janë të pakta, gjë që i bën që femra most ë kuptoj që ka një infeksion të tillë dhe të paraqitet tek mjeku me vonesë. Shpeshherë partnerja ofendohet dhe revoltohet kundrejt partnerit sepse infeksioni i partnerit mund të bëhet shkak për një konflikt duke hyrë në mes edhe ndjenja e xhelozisë. Kjo gjendje vjen për arsye se uretra është e shkurtër tek femrat dhe shkakton shenja të pakta. Tek femrat infeksioni avancon më tej dhe bëhet i dukshëm pas dy javësh dhe ka avancuar tek qafa e mitrës e më thellë akoma gypat e fallopit. Këto janë shenja më të rënda  për të dhe ky infeksion bëhet problem edhe për uljen e aftësisë riprodhuese. Djegie në kanalin e urinës mund të jetë edhe një gur në veshka.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të përdoren syzet optike edhe për diell?

Next Post

Pse i kam këto mendime negative?

Advertisement