Përshëndetje doktor! Unë jam një qytetar nga Dibra. Jam i moshës së tretë dhe kam një problem shumë të madh. Penisi nuk më forcohet dhe partnerja mund të dyshoj se e tradhëtoj prandaj ju drejtohem ju se çfarë këshillash mund të më jepni. Nuk jam trajtuar me asnjë lloj ilaçi për këtë problem. Kurohem nga tensioni me mitil. Sapo kam bërë edhe analizat për diabet. Analizat më kanë nxjerr se përpara ushqimit diabeti ka qenë 120 dhe mbas ushqimit 140. Mjeku specialist nuk më trajtoi me mjekim por unë rekomandoj që duhet të mbaj një diet. Pa rekomandimin e mjekun unë kam përdorur siafor.
Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje. Problemet me ereksionin në moshat e treta dhe sidomos te njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë dhe diabeti, janë të shpeshta. Ju diabet nuk keni në bazë të atyre që lexoj, por keni 2 faktorët e parë të riskut. Gjëja e parë që do ju rekomandoja është të kontrollonit tensionin gjatë ditës. Shoh raste që njerëzit përdorin ilaçet e tensionit për vite rradhazi, pa e ditur a e kanë tensionin akoma brenda normave apo jo. Tensioni juaj mund të jetë më i lartë se më parë, mund të keni nevojë për një dozë më të lartë ilaçi, mund të keni nevojë për ndryshim terapie tensioni përshembull. Këto janë detaje që ju duhet t’i flisni me një kardiolog. Përveç pjesës së tensionit, duhet të bëjmë një konsultë për të përcaktuar në çfarë grade janë shqetësimet tuaja. Trajtimi që do merrni varet nga grada e këtij problem.