Dyshja që kanë zëra tejet melodioz, sapo kanë publikuar baladën emocionale të titulluar “Pse me m’lanë”. Kënga është punuar nga Genc Hyseni në Pejë, teksti është shkruar nga Shefqet Rugova, ndërkaq videoklipi nga “Nori Production” në Pejë.
Stiven Hasanaj e njohim prej vitesh, kjo falë këngëve e videoklipeve që sjellë. Këngëtari i mirënjohur tani ka ardhur në duet me një zë shumë të bukur, me këngëtaren Edona Hasanaj. Nga mbiemri mund të duken familjar, por në të vërtet janë thjeshtë kolegë dhe dueti mes tyre është palnifikuar kohë më parë.
Kjo këngë pritet të jetë hit, gjykuar nga ritmi, zërat dhe videoklipi profesional. Ju ftojmë ta dëgjoni: