Këngëtarja e mirënjohur e muzikës pop, shpesh e konsideruar dhe si Princesha e kësaj rryme, ka vlerësuar foton e një prej të rinjve më aktivë shqiptarë! Bëhet fjalë për adoleshentin Klajd Heta, po ashtu gazetar pranë gazetës “Intervista” dhe i aktivizuar në shumë aktivitete të tjera, i cili ka pozuar me një nga bluzat e firmës së veshjeve të vetë këngëtares. Minogue nuk ka ngurruar të pëlqejë foton dhe të lërë dhe një koment pozitiv! Kjo tregon afrimitetin që po arrijnë yjet botërorë me publikun shqiptar, pse jo dhe falë sukseseve të fundit që shqiptarët po korrin nëpër botë. Urime, Klajd!
Advertisement