Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shoqëria civile në kohë reale! Nga Nikola Gylsen ZHLLIMA, “Reforma Reale”

Nga Nikola Gylsen ZHLLIMA, “Reforma Reale”
Shoqëria civilë ne Shqipëri përballet me probleme të shumta që prëkin interesat e qytetarëve. Më e rëndësishmja është mënyra se si shoqëria civile i trajton këto probleme.
Pyetja që shtrohet është:
A është shoqëria civilë e varur nga politika, nga mediat, nga biznesmenët, nga krimi i organizuar (ndofta!)?
Ose … Mos vallë ka lidhje të ngushta me politikën, me mediat, me krimin (në format e ndryshme të shfaqjes së tij)?
Po! E vërteta është që organizatat sot në Shqiperi janë të varura dhe nuk i lejojnë të shprehen lirshëm, siç duhet të ndodhë në një Shtet Demokratik.
Shoqëria jonë është e trëmbur nga kjo politikë e korruptuar.
Në 27 vite përveç protestave kundër demontimit te Armëve Kimike dhe Importit të Plehrave, qytetarët nuk janë ngritur të kërkojnë të drejtat e tyre për padrejtësitë që u bëhen, për papunësinë, për rritjen e energjisë elektrike, për rritjen e çmimeve dhe të taksave.
Si mund të zbatohet Reforma në Drejtësi kur ajo që mbizotëron sot është padrejtësia?
Në cilën vend politikanët i drejtohen shoqërisë civile me presion, dhunë, mashtrime dhe arrogance?
Politika jonë nuk pranon shoqëri civile të flasë në kohë reale për padrejtësinë, pasi dhe vetë është në dijeni se sa padrejtësi ka në këtë vend.
Politika jonë nuk pranon shoqëri civile të flasë në kohë reale për shëndetësinë, sepse e di dhe vetë që ka ndërtuar një sistem për të përfituar vetëm militantët dhe jo të gjithë qytetarët.
Kjo është një politikë që … ose më mirë kjo politikë shpreh synimin e atyre që drejtojnë, që është vëtëm karrigia e pushtetit dhe asgjë më tepër.
Një pjesë e rëndësishme e pushtetit ka izoluar organizatat që kontribuojnë për komunitetin.
Megjithate politika shqiptare sot është në një krizë të madhe për të zbatuar reformat që janë të rekomanduara nga të huajt. Reforma që duhen të zbatohen dhe të jenë pjesë e transparencës politike dhe institucionale.
Reforma në Drejtësi është ajo që sot ka peshën më të madhë dhe më të fortë për të pasur në të ardhmen një pushtet të pavarur dhe të pa-anshëm, për të mirën e vendit dhe qytetarëve.
Prandaj roli i organizatave jo fitimprurëse, të pavarura nga politika, është shumë i rëndësishëm në vend, për një mirëqeverisje, një vendim – marrje të ndershme dhe të sigurtë për të gjithë.
Na duhet që të punojmë akoma dhe më shumë për një shoqëri civile që flet në kohë reale dhe jo një shoqëri civile që varet nga të tjerët në pushtet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Modelja Morfina Hasani, shokon me dekleratën e saj!

Next Post

Kylie Minogue i thotë Klajd Hetës: "The disco needs you"

Advertisement