Nje femër me shumë talente, apo më mirë të themi një multitalente, siç është Emine Imeri, sot anashkalohet pamshirshëm
Shtete të shumta të botës, bëjnë thirrje për talentë, i kërkojnë kudo, vetëm qe ai shtet të ketë të rritur edhe më shumë kulturën dhe të kanë sa më shumë artistë, gjersa tek ne ndodh e kundërta
Një femër, e cila është e bekuar nga Zoti me talente të shumta, duke filluar nga shkrimet prej fëmijërisë së saj e pastaj recitim, vallëzim, këndim e aktrim, ku në secilën veprimtari artistike është edhe e shpërblyer me çmimet më të mira, sot ajo jeton në familjen e saj, e pa punë dhe e papërkrahur nga të tjerët.
Ema përveç familjes dhe miqëve të veçantë, nuk është përkrahur në asnjë aspekt as nga komuna e Skenderajt e as nga komunat e tjera.
Megjithatë ajo ia ka dal mbanë vet, meqë është e zonja për realizimin e dëshirave të veta.
Në shkollën fillore dhe të mesme, Ema ka qenë recitatorja më e talentuar.
Ajo ka të botuar librin “Dashuria s’ka mbarim”, të cilin e ka dhuruar tek dashamirët e librit.
Ema shkruan edhe tekste këngësh për fëmijë dhe të rritur.
Talenti tjetër i saj është shpërblyer me çmimin “vallëtare autentike” në njê festival folklorik, Ema ka punar si asistente e pastaj edhe koreografe vallëzimi.
Talentin e saj e ka përkrahur vazhdimisht miku i familjes së saj, Artisti drenicas (tashmë i ndjerë) Bislim Kodra, të cilin Ema e falënderon ende edhe sot
Falënderim të veçantë Ema ka çdoherë për regjisorin e mirënjohur Adem Mikullovci, i cili ishte i pari që i bëri Emës ftesën për të luajtur në filmin e tij “Martesa e bariut”ku nga ai film, ajo ka marr edhe shumë ftesa për filma të tjerë, nga regjisor të njohur Kosovar si Sevdai Radogoshi etj.
Profesioni apo talenti i saj tjetër është edhe koreografe per sfilata mode, nëpër të cilat çdo herë ka treguar shije dhe vlera artistike për moden dhe artin në përgjithës
Por më shumë se çdo gjë tjetër ajo do këngën
Urojmë që një ditë, të respektohen talentët si Ema
Sepse vendi ynë ka nevojë për njerëz me vlera të mêdha artistike
Çka do të sërvoj Ema së shpejti për dashamirët e artit??!
-Librin e saj të dytë.