Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Merita Merja: Gjithmonë një hap përpara!

Është e vetmja parukiere, estetiste dhe make-up artist shqiptare që ka realizuar një set fotosh me koleksionet e reja 2017, të fustaneve të nusërisë me fotografë dhe modele të famshme në Dubai. Merita Merja, personazhi më i dashur dhe më i njohur në artin e bukurisë, në intervistën e fundit që realizuam bashkë na premtoi se do sillte risi në fushën e saj, madje tha që do sillte magjinë e fustaneve të nusërisë në duart e femrave shqiptare dhe ashtu ndodhi vërtet. Për më shumë, intervista me Meritën…!

Fabjola Kuburi:- Merita, ti gjithmonë je një hap përpara si duket, në botën e artit të së bukurës apo jo?

Merita Merja:-Përshëndetje, ja ku  u ritakuam përsëri dhe siç ju premtova herën e fundit që kemi bërë intervistë bashkë, do vija me risi madje tendencat më të fundit në fushën e parukerisë, estetikës dhe fustanevë të nusërisë.

Advertisement

– Sapo ke realizuar një set fotosh fantastike në Dubai, si fillim si u ndjeve atje?

– Të them të vërtetën më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe jam ndjerë vërtet sin ë një vënd përrallor. Ajo që dua të theksoj është se atje unë shkova për të bërë një set fotosh me fustanet e mija.

– Si fustanet e tua?

-Po me fustanet që kam disenjuar unë vetë. Tashmë unë kam kohë që disenjoj fustane nusërie dhe shiten në të gjithë botën. Dua të kujtoj që fustanin që ka veshur Arbnora Ademaj, me shqinjonën e punuar në gjithë shpinën e fustanit ishte një punë e bërë nga unë.

– Pra, tashmë edhe një disajnere e mrekullueshme apo jo?

– Atë duhet taq thonë kush ka veshur fustanet që kanë dalë nga fantazia dhe dora ime.(Buzëqesh)

– Pra, po thonim një set në Dubai, me kë e realizove këtë set?

– Me fotografin më të mirë Said Mhamad dhe modelen e mirënjohur Shaeghe. Kemi realizuar një set fotosh, pa frikë mund të them magjike, ku disa prej tyre I keni edhe ju në gazetën tuaj dhe janë foto me  koleksionet e reja të fustaneve të nusërisë 2017 që mund ti gjeni edhe në dyqanin tim.

–  Pra, cilat janë ngjyrat e reja të 2017-s?

– Nuset për vitin 2017 do të zgjedhin rozën e lehtë në fustanet e dasmës. Është e qartë, delikate dhe shumë e gjallë, romantike dhe femërore. Është një ngjyrë shumë e bukur për tu veshur dhe perfekt për ato nuse që nuk e pëlqejnë të bardhën e pastër në fustanet e nusërisë.Ngjyra rozë delikate është përdorur në fustanet e nusërisë në një gamë të gjerë nga detajet e qëndisura, lulet, palat deri tek pëlhurat delikate mat ose me shkëlqim mëndafshi. Gjithashtu edhe gurët e fustaneve për 2017 kanë një nuancë të ngjyrës rozë.

-Po tek vetë nuset që lënë të gjithë veten e tyre në duart e tua, sa përkushtohesh?

– Jashtëzakonisht shumë, sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo dita që do mbahet mënd prej tyre. Unë mundohem që ta bëj sa më të bukur dhe shpresoj që ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar dhe ato ta kujtojnë veten si më të bukurën në jetën e tyre.

– Cilat janë disa nga eksperiencat e tua më interesante?

– Ka shumë të tilla, unë marr pjesë në shumë seminare në Dubai, Turqi, Itali, ku kam qenë shpesh për të marrë nga eksperienca e tyre, madje kam organizuar edhe këtu seminare në bashkëpunim me estetistë dhe parukierë turq.

– Po për këto metodat e reja që po aplikohen tek flokët në sallonin tënd?

Po, është e vërtetë që kam filluar të aplikoj metodën më të fundit të flokëve pa i dëmtuar flokët e klientes në mënyrë absolute. Gërsheta, kacurrela, flokët me qepje, me rruaza e shumë metoda të tjera, mund të aplikohen dhe me rezultate fantastike, për të cilat mund të flasin vetë vajzat që i kanë realizuar këto metoda tek flokët e tyre. Madje, unë kam punësuar vajza afrikane që realizojnë këto metoda, për klientet e mija vetëm për të arritur perfeksionin sepse afriknët shquhen për metoda realizimi flokësh.

-Çfarë e bën Meritën kaq të kërkuar dhe të suksesshme?

– Ndoshta, përkushtimi im dhe dëshira për të bërë gjithçka në mënyrën e duhur dhe të më të mirën e mundshme. Gjithsesi, kjo është pyetje që u duhet drejtuar atyre që kanë besuar në duart e mija.

– Femra shqiptare, si është në kërkesat e saj për të bukurën?

– Femrat në Shqiperi e duan të bukurën dhe në mënyrën e tyre mundohen që të rregullohen e të dalin sa më të bukura. Nuk kanë asgjë më pak, për t’u bërë si femrat kudo nëpër botë, të kujdesen për veten, ta duan veten dhe ti kushtojnë rëndësi imazhit.

– A kanë stil vajzat shqiptare?

-Vajzat shqiptare kanë stil, kanë shije, duan tendencën dhe sigurisht dinë të dëgjojnë specialistët  e artit të bukurisë. Kanë stil, kanë goxha stil dhe kjo është mjaft pozitive.

– Si mund të kuptohet një femër që ka klas?

– Çdo femër ka nga pak klas, mjafton që t’ia nxjerrësh në pah. Është e vërtetë që klasi lind, por edhe mund të fitohet nese i gjen njerëzit e duhur per të zbukuruar dhe shpalosur atë. Unë ndoshta e kam të lindur nuhatjen e klasit

– Pse të cilësojnë si parukierja make-up artistja e Vip-ave?

– Ndoshta prej faktit që zbukuroj 80% të personazheve publikë. (Buzëqesh)

– Me kë nga figurat e njohura ke punuar më shumë?

– Me të gjitha punoj shumë dhe mirë, nuk dua të bëj dallime sepse nuk dua të ketë hatërmbetje, për mua të gjitha janë shumë të mira.

– A janë të guximshme përsa i përket imazhit, femrat e famshme shqiptare?

– E thashë edhe më parë, nëse e do të bukurën, do guxosh, do kërkosh risi, do kërkosh trende. Femra shqiptare është shumë e guximshme dhe gjithmonë arrin atë që do dhe kërkon.

– Dhe ti vete dukesh si modele, mos harrojmë edhe setet e fotove që bën herë pas here që do I kishte zili edhe një yll Hollyëood-i. Po ty kush ti rregullon floket?

– Faleminderit për komplimentin. Zakonisht unë kujdesem vetë për veten, më pëlqen sepse është pasioni im, kështu që kujdesem vetë pëe veten.

– Ka edhe thashetheme për ju. Pse?

– Sepse ne shqiptarët, kemi një të keqe te madhe që do të na shoqërojë për shumë kohë, ne  jemi ziliqarë, xhelozojmë të tjerët, edhe pse nuk kanë fare lidhje me ne. Ne mjafton të jetë keq tjetri, pa vetë ska gjë si jemi. Ai që punon gjithmonë sulmohet por duke qenë se ai që punon ia del mbanë, i shkon mundi kot.

-A të xhelozon kush pas gjithë këtij suksesi?

– Sigurisht që po edhe pse unë nuk xhelozoj askënd, secili ka mundësi për të bërë atë që do, atë që di të bëjë, secili ka kismetin e tij. Pse duhet të xhelozoj?!

–  Si do ta mbyllim këtë intervistë?

– Ju falënderoj juve dhe të gjithë ata që pëlqejnë dhe ndjekin punën time, të gjithë ata që më qëndrojnë pranë me sinqeritet sepse njeriu në fund të fundit duhet të mbetet njeri.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Big Mama: Femrat kanë frikë nga unë

Next Post

Diçka po "zihet" mes humoristeve!

Advertisement