I nderuar zoti Berisha, dua të denoncoj një shkelje lidhur me Ministrinë e Financave. Qeveria mendoi të vinte zotin Ahmetaj si ministër Financash për arsye se ka vrimat e hundës të mëdha dhe ka nuhatje të mprehtë për lekët. Në fakt çështja nuk është ashtu si duket. Arben Ahmetaj e ka hundën e vogël. Unë ja kam parë personalisht dhe them me bindje të plotë që ai e ka të vogel qamet. Ky është një diskriminim i rëndë. Si mund të vihet ministër Financash një person i cili nuk ka fare gjendje hunde? Ahmetaj ka dy zgjidhje të cilat mund të na nderrojë të gjithëve: ose të bëjë operacion hundën ose të bëjë operacion hundën. Unë po ju dërgoj një model hunde që mendoj se Ahmetajt i shkon shumë. Kanë për ta parë të gjithë rritjen e ekonomisë pas kwtij operacioni
(Këtë shkrimdhe të tjera mund ta lexoni në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)