Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ka rëndësi se kur bëhet insulina?

– Jam një lexuese e rregullt e gazetës, 42 vjeçe dhe kam 14 vjet që vuaj nga diabeti. Dy vitet e fundit jam mjekuar me insulinë katër herë në ditë; tri herë gjatë ditës dhe një herë në darkë. Janë dy insulina të ndryshme, por edhe pse shpohem kaq herë, niveli i sheqerit është gjithmonë i lartë, kryesisht pas ushqimit. Desha t’ju pyes, a ka rëndësi se kur bëhet insulina sepse unë gjithmonë e bëj pas ushqimit? Pres me padurim përgjigjen tuaj.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, ju falënderoj për pyetjen tuaj interesante. E vlerësoj me të drejtë shqetësimin tuaj që nuk keni patur stabilizim të vlerave të sheqerit në gjak, ama shpjegimi i mosarritjes së suksesit duhet parë jo vetëm nga një faktor, por nga shumë të tillë. Ajo çka është e rëndësishme momentalisht te ju është se ju duhet të jeni të rregullt me dietën, aktivitetin fizik, matjet e vazhdueshme të vlerave të sheqerit, por mbi të gjitha, keni të nevojshme të merrni sa më shumë informacion rreth kësaj sëmundjeje. Informacioni si pjesë e edukimit të të sëmurëve diabetikë duhet fokusuar rreth mënyrës se si injektohen insulinat, ku dhe kur duhen bërë ato, si duhet të reagoni në kushtet e rënies së sheqerit, si duhen ndryshuar dozat e insulinës në rast të rritjes së këtyre vlerave etj. Sqarohem kështu sepse është e patolerueshme që një i sëmurë diabetik prej 14 vjetësh, siç jeni ju, ta keni akoma të paqartë faktin se kur duhet bërë insulina, para apo pas ushqimit?!
– Ndonëse ju nuk keni dhënë emra të insulinave që bëni, si specialist, gjykoj se ju jeni duke marrë skemën intensive të insulinave, ku insulinat që bëni gjatë ditës konsiderohen insulina të shpejta dhe bëhen përpara vakteve ushqimore. Merren para ngrënies, për arsye se këto tip insulinash janë të fabrikuara dhe të përshtatura për të lidhur sheqerin që vjen nga ushqimi. Tejet e kuptueshme është këtu se kur kjo insulinë bëhet pa ushqim, siç e përcaktoni edhe ju, koha e veprimit të saj nuk përkon me kohën e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak nga vakti ushqimor. Për pasojë, jo vetëm nuk do kemi ulje të vlerave të sheqerit në gjak, por do të kemi ngritje të tyre dhe më vonë, kjo insulinë e bërë mund t’ju shkaktojë edhe një efekt tjetër të dëmshëm që konsiderohet rënia e sheqerit në kundra kohë. Përsa ju shpjegova më sipër, mendoj se problemi i mospërqendrimit, i mosekuilibrimit të vlerave të sheqerit në rastin tuaj, ka të bëjë edhe me mënyrën se si i merrni barnat nga goja, krahas insulinave, sepse ju nuk e keni prekur fare këtë gjë në rrëfimin tuaj. Kjo që sapo shkrova, ka të bëjë me këtë fakt dhe mund të ndikojë edhe në gjendjen që ju parashtroni. Është shumë e domosdoshme që te diabetiket tip 2, siç jeni edhe ju, të kemi një kombinim të mirë si të insulinave, ashtu edhe të barnave nga goja. Vetëm në këtë mënyrë, ju mund të arrini një ekuilibrim të vlerave të sheqerit. Mesatarisht, periudha në të cilën e fillojnë insulinën diabetikët e tipit 2 është rreth 10 vjet pas shfaqjes së diabetit. E parë në këtë pikëpamje, mendoj se jeni një rast i ndjekur mirë, në të cilin edhe periudha të ndryshme të terapisë kanë qenë të menaxhuara drejt. Duke përfunduar, së pari, ju siguroj për marrjen përpara ushqimit të insulinave të ditës, ndërsa insulina e darkës, më afatgjatë, nuk lidhet modoemos me marrjen para ushqimit. Së dyti, masni rregullisht vlerat e sheqerit në gjakun tuaj dhe së treti, krijoni një lidhje të fortë me specialistin diabetolog që ju keni përzgjedhur për të bërë ndjekjen e kësaj sëmundjeje. Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë dhe pres të më shkruani sërish. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta përdor acidin folik?

Next Post

Labinot Tahiri: Më duan si njeri, sepse qëndrova me këmbë në tokë!

Advertisement