Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam marrë gjoba për ish-biznesin, pa dijeninë time…

– Përshëndetje avokat! Doja një sugjerim nga ju se si të veproj pasi kam pasur një biznes në 2012-n dhe e kisha lënë pezull me mendimin se do ta rihapja, por nuk e hapa. Nga 2012-2014 vazhdoja të merrja gjoba për çdo tre mujor që nuk mbyllja sigurimet shoqërore me zero, por gjatë kësaj periudhe nuk më kishte vënë askush në dijeni se merrja gjoba. Në vitin 2014 më ishte çaktivizuar automatikisht biznesi që kisha lënë pezull. Si duhet të veproj tani? Me sa di unë, në vitin 2014 u falën gjobat e vjetra, por këto të miat vazhdonin akoma në sistem. Më ktheni një përgjigje. Respekte, nga Berati.
Av. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaw.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje e/i nderuar zonjë/zotëri, ju falënderoj shumë që i jeni drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë keq lidhur me problemin tuaj, pasi këto gjoba moralisht janë të padrejta ndaj jush, pasi ju nuk keni patur informacionin e nevojshëm përsa u përket kritereve ligjore që përcakton shteti shqiptar nëpërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
– Ligji për “Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” përcakton se: personat fizikë apo juridikë janë të detyruar të bëjnë deklarimet periodike për sigurimet shoqërore. Gjithashtu, nëse këto nuk bëhen në kohën e përcaktuar në këtë ligj, kanë sanksione me gjobë. Pra, ligjvënësi e ka të përcaktuar me ligj sanksionin me gjobë dhe nuk ka rrugëzgjidhje për t’i shuar këto gjoba.
– Fakti që ju nuk keni qenë i informuar nuk ju shpëton nga përgjegjësia, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon se “mosnjohja e ligjit nuk ju shpëton nga përgjegjësia” dhe ligjvënësi ka përcaktuar se si bëhet publikimi në fletoren zyrtare të ligjeve apo akteve nënligjore të cilat miratohen nga Kuvendi. Ka qenë detyrimi juaj, për t’u informuar me legjislacionin tatimor që prekte fushën e biznesit tuaj ose duhet të kishit kontaktuar me financier për të bërë veprimet e nevojshme në këtë fushë.
– Ndërsa për sa i përket faljes së gjobave për vitin 2014, objekti i faljeve të gjobave nuk janë gjobat të cilat janë vendosur nga sistemi për shkak të mosdeklarimit të sigurimeve shoqërore, këto gjoba përjashtohen nga falja që ka bërë Kuvendi.
– Përfundimisht, ju këshilloj që të bëni pagesat e prapambetura pasi do t’ju kalojnë me kamatëvonesë dhe do t’ju rriten detyrimet për vitet në vijim. Gjithashtu, këto detyrime nuk shuhen asnjëherë. Ligji përcakton se Drejtoria e Rajonale e Tatimeve ku ju ushtroni aktivitetin, mund të bllokojë llogaritë bankare e sekuestron pronat tuaja derisa ju të shlyeni detyrimin. Nëse edhe pas këtyre procedurave ju ende nuk e paguani detyrimin, atëherë kjo zyrë i ka të gjitha të drejtat që të kontaktojë me zyrën e përmbarimit për të ndjekur të gjitha procedurat për ekzekutimin e detyrimit nga ana juaj. Gjithë të mirat, Av. Alban Duraj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrjeta e merimangës

Next Post

A përfitoj pension invaliditeti dhe si do të më llogaritet?

Advertisement