Më 21 Maj 2016, në ambientet e Kristal CLUB, në Prizren, u mbajt Spektakli i Bukurisë & Talentëve për fëmijë & të rinj: “Prince & Princess Kosovo & Albania 2016”. Ky spektakël me përmasa të mëdha, është organizuar mjeshtërisht nga drejtoresha Edona Qose Producente dhe Director National Kosovo & Albania, e cila për disa javë me radhë u mundua të sjellë një spektakël cilësor.Në “Prince & Princess Kosovo & Albania 2016”, morën pjesë një numër i madh i të rinjve dhe me klasifikimin dhe seleksionimin e jurisë profesionale në përbërje nga “Kader Kicay, Alis Kurtishi, Erona Hulaj dhe Arbër Dedaj, tetë prej tyre arritën deri në superfinale. Fituesit e këtij spektakli janë: Deola Sjediu nga Prishtina, e cila u kurorëzua me tri çmime si: “Miss Talent”, Winer” dhe Gold Star Princess Kosova 2016”, Angjela Ahi nga Shkodra fitoi çmimet: “Little Miss Publiku”, “Little Top Model” dhe “Gold Prize Princess Albania 2016”, Henri Shaqiri nga Shkodra mori çmimet: “Mister Publiku”, “Top Model Winer” dhe “Grand Prize Prince Albania 2016”, Besmir Krasniqi nga Prizreni mori çmimin “Best Cotume”, Ajlina Cakaj nga Prizreni “Best Coustume”, Juela Pulaj dhe Aris Myrtezani me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Fituesit do ta përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë, në Bullgari, më 23 qershor 2016. “Prince&Princess Kosovo&Albania”, është realizuar për herë të katër dhe sipas Edonës, për të realizuar një spektakël nuk është edhe aq lehtë, por dashuria ndaj botës së artit e shtynë që t’ia dalë gjithmonë.“Që e vogël kam punuar në radio dhe televizione të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Bashkëpunimi me fëmijë, me të rinj, e ftuar në juri profesionale në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, më kanë dhënë më shumë ide për të realizuar spektakle bukurie. Për të realizuar një eveniment nuk është edhe lehtë, por unë e përdori shpesh fjalën “Kur e don e bon”, se nga kjo shprehje që mbaj gjithmonë në kokë, kam arritur këtu ku jam sot”, ka thënë Edona.Për të realizuar një spektakël, Edonës i duhet rreth një muaj kohë. Gjatë tërë kësaj kohe ajo është e përkushtuar plotësisht ndaj organizimit.“Nuk ekziston asgjë që nuk është e vështirë, unë thjeshtë mundohem t’i thjeshtësoj vështirësitë, kështu që me bashkëpunime, çdo gjë mundohemi ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të finalizojmë çdo projekt me sukses”, shton me tej ajo.Ajo nuk harron te falenderoje dhe uroje te gjithe ata qe moren pjese dhe e mbeshteten ne kete spektakel dhe se do kete shume te tjere ne vazhdim.