E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër. Sot, kjo ndjenjë po më çon në mallin që kam për ty. Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fort pas vetes dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëj muhabet për kohën kur nuk kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjeshtë si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri me dolën dy pika lot nga sytë e mi. Nuk e kuptova se po qaja po vetëm kur lotët më lagen faqet kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Vërtet sa shumë kohë që kanë kaluar… Që kur kam pa të parë? Sa keq. Dhe ndërsa ende po mendoj se sa mund të kesh ndryshuar shtrëngoj sytë fort për mos nxjerr lot të tjerë po nuk i mbaj edhe dot me force brenda meje. Vetëm ajo ndjenja e mallit më bënë të shpalos edhe një herë tërë kohën e kaluar me ty. Ndjej vërtet mall. Megjithese e urrej të flas për një kohë të shkuar sepse është vërtet diçka që ka kaluar. Sot dua t’i kujtoj vetes tërë momentet e bukura me ty. Mundohem të t’ mbaj mend si një njeri që do jetë mikesha ime përjetë. Unë prapë të them se respekti që unë kam për ty më bënë se ti në jetën tende kurr nuk do harrosh se… Ada.
Advertisement