Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

BeBe Rexha: Kur jam vetëm, këndoj shqip!

Këtë verë, më prisni në Shqipëri

Miq të gazetës “Intervista”! Pas shumë tentativash për të bërë një intervistë me të për gazetën tonë, më në fund BeBe Rexha u përgjigj, duke na zgjedhur si median e parë shqiptare për të cilën jep një intervistë…
Ndihemi të privilegjuar që BeBe-ja e vlerësoi kërkesën tonë dhe gjeti kohë të kthejë përgjigjet për të gjithë fansat shqiptarë që ajo i ka shumë për zemër, në një periudhë shumë të zënë për të, vetëm pak përpara se të lançonte këngën e saj më të re me Niki Minaj. Ju urojmë lexim të mbarë të intervistës të divës në rritje në arenën e muzikës botërore…

Arlis Alikaj: – Be-Be, më përpara quheshe Bleta. Pse e ndryshove emrin?
BeBe Rexha: – Emrin Bleta ma vendosi gjyshja ime në Maqedoni, tek e cila kalova pjesën më të madhe të fëmijërisë sime. Ajo kishte një punishte bletësh dhe ishte aq e dhënë pas tyre sa u dedikoi jetën e saj. Ajo ma ka vënë dhe emrin Bleta, një emër të veçantë, që nuk e kishte njeri në zonë. Mirëpo, unë jetoj në Amerikë prej shumë kohësh dhe është shumë e vështirë të shqiptohet “l-ja”. Këtu, “l”-në e shqiptojnë “ll”, kështu që më thërrisnin Blleta. Pasi u integrova në jetën amerikane, mendova ta bëja emrin Be-Be, pasi edhe në anglisht bletës i thonë “bee” dhe unë thjesht bëra disa modifikime, pa harruar historikun e emrit tim.
– A ndihesh si bebe kur të thërrasin BeBe?
– Uau, “Oh my God!” (o Zot) poooo! Vërtet që ndihem si bebe, sidomos tani që po më pyesni edhe ju. (Buzëqesh)
– Ky ndryshim i emrit, urojmë të mos të të ketë larguar edhe nga identiteti shqiptar…
– Në asnjë mënyrë. Mund të largohem fizikisht nga trojet shqiptare, por në venat e mia rrjedh gjaku shqiptar.
– Flet shqip?
– Po, flas shqip… Do t’ju tregoj edhe një sekret, por mos e ndani në publik…
– Sekret? Çfarë sekreti?
– Kam harruar shumë fjalë shqip! (Qesh)
– Duke parë bukurinë tënde, nga e mendojnë amerikanët origjinën tënde?
– Nuk e di. Duhet të pyesni miqtë e mi amerikanë për t’iu përgjigjur pyetjes suaj.
– Si reagojnë kur u thua se je shqiptare?
– Shumë prej tyre nuk reagojnë fare, pasi nuk e dinë ku është Shqipëria, ose nuk kanë dëgjuar kurrë më parë për të. Por, pasi unë bëj simbolin e shqiponjës me duart e mia dhe u tregoj për veten, ata shohin në hartë dhe sigurisht, duan të dinë më shumë rreth vendit tim.
– Cili është sekreti i bukurisë tënde?
– Nuk kam ndonjë sekret për këtë. Unë ndihem mirë ashtu siç jam. Sigurisht që bëj gjërat që bën çdo vajzë tjetër, shkoj në qendra bukurie, bëj tualet, e mbaj veten, por më e rëndësishmja nga të gjitha, thjesht ndihem e bukur për brenda dhe këtë e reflektoj jashtë.
– Po i trupit të përsosur që ke?
– (Qesh) Nuk e dija të kisha një trup të përsosur, tani po e mësoj, që po ma thoni ju! Ky ishte një kompliment, kështu që faleminderit. Nëse trupi im është i përsosur, është ndoshta sepse eci shumë dhe frekuentoj po kaq shumë palestrën.
– Një Bebe duhet të jetë singëll, apo jo?
– Sapo kam publikuar këngën time audio me Niki Minaj: “Nuk ka më vajza me zemër të thyer”, kështu që kalojmë te pyetja tjetër. (Buzëqesh)
– Si iu fute rrugës së muzikës?
– E nisa udhëtimin e karrierës sime muzikore si tekstshkruese për artistë të tillë si: PussyCatDolls, Snop Dog, etj., por deri atëherë nuk kisha kënduar vetë, përveçse në koret e shkollës sime. Më pas nisa të bëja zërat dytësorë në disa albume këngëtarësh, derisa dola solo. Por, dua t’ju them se nuk ka qenë e lehtë. Kam arritur këtu ku jam sepse unë mund të këndoj profesionalisht.
– Si është një ditë e zakonshme e BeBe Rexhës?
– Një ditë e imja normale është: Studio – Studio – Studio. Do të shqetësohesha nëse do të ishte ndryshe! (Qesh)
– BeBe, çfarë ke qejf të bësh në kohën tënde të lirë?
– Vetëm të dal me miqtë e mi, të bëj sërf ose shëtitje me motorr jashtë qytetit.
– Kurioziteti i shumë fansave të tu nga Shqipëria është nëse ti do të këndosh ndonjëherë në shqip…
– Unë këndoj shqip shumë herë kur jam vetëm. Në dhomën time kam një flamur të madh kuq e zi dhe disqe të tëra me këngë të vjetra shqipe si “Xhamadani vija-vija” etj. Kam marrë disa oferta për të qenë në Shqipëri për verën e vitit 2016 nga një kompani celulare që ka kontaktuar me menaxherët e mi dhe jemi akoma në bisedime. Deri atëherë do mësoj mirë një këngë e ta sjell në versionin tim. Kështu që, më prisni!
– Ti, sapo ke mbyllur bashkëpunime me Eminem, Niki Minaj, Rihanna… Me cilin emër të madh është bashkëpunimi i radhës?
– Në fakt, këta janë ndër emrat më të mëdhenj. Unë gjithashtu kam qenë në koncerte me Elton Xhonin dhe kam hapur shfaqjet e tij. Ato momente përpara miliona njerëzve në super koncerte më kanë emocionuar shumë… Emri i madh me të cilin mund të bashkëpunoja tani do të ishte: Vetja ime. Tani që jam konsoliduar mirë, do të eci solo.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E marr nënshtetësinë italiane prej fëmijës së lindur atje?

Next Post

Sa vjetërsi pune më duhet për pension?

Advertisement