– Kam parë në ëndërr sikur ish-i dashuri im u nda nga e fejuara. Çfarë do të thotë kjo, a do të ndahet vërtet? Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr.
– Jo, ish-i dashuri juaj nuk do të ndahet nga e fejuara. Ëndrra juaj tregon dëshirën tuaj që ai të ndahet vërtet, pasi ai djalë ju ka ngelur merak. Vajzë e dashur, një ëndërr e tillë nuk është e mirë për ju, sepse tregon gjithashtu se jeni e fiksuar pas tij dhe ndërkohë, jeta po ju ikën kot duke menduar për të kaluarën. Jetoni jetën tuaj dhe hidheni pas të kaluarën. Në momentin që do të shikoni përpara, do të keni njohje të reja edhe më të bukura.