Doktor Luteroja bisedon me Palomën dhe mbledh të gjithë ekipin e mjekëve për të diskutuar në lidhje me parregullsitë që ndodhën gjatë lindjes së Luanës, ish-gruas së Brunos. Më vonë, ata thërrasin Brunon për t’i treguar atij gjithçka…
Brunoja mëson se të shoqen ia vrau Glause
Në mbrëmje, Brunoja shkon te Glause dhe e pret aty për t’i treguar se tashmë e di të gjithë të vërtetën. Ajo, e tmerruar, në fillim mohon gjithçka për të cilën akuzohet, por Brunoja e qëllon, duke e quajtur vrasëse. Ai e akuzon se ajo e la vetë Luanën të vdiste, së bashku me të birin. Ajo ishte në dijeni të faktit që Luana kishte probleme me zemrën dhe nuk e thirri kardiologun që të merrte pjesë në lindje. Në fund, Glause, duke e parë se Brunoja tashmë di gjithçka, e pranon se faji ka qenë i saji dhe i thotë se e ka lënë Luanën të vdiste, pasi dëshironte që të lidhej me të, pasi e ka dashur dhe vazhdon ta dashurojë. Brunoja nuk arrin t’u besojë atyre që i dëgjojnë veshët dhe i thotë asaj se kjo që ajo ndien nuk është dashuri, por fiksim.
Nga ana tjetër, Nikoja, sipas këshillës së Feliksit, kërkon që t’i bëhet një analizë ADN-je Fabricios, kërkesë që e habit shumë Eronin dhe Amarilisin, e cila nuk është aspak dakord që të bëhet një analizë e tillë…
Pikërisht në momentin kur Brunoja po e mbyste Glausen, vjen Paloma dhe nuk e lejon ta bëjë këtë çmenduri. Brunoja i thotë Glauses se e urren dhe e mallkon që të vuajë për të gjitha krimet që ka bërë, pasi ajo, sipas tij, është një vrasëse e pamëshirshme. Të gjithë largohen, duke e lënë Glausen të vetme.
Të nesërmen, Glause fton Feliksin për darkë, për t’i treguar ato që kanë ndodhur. Ajo i thotë se do ta kishte dashur, nëse do të kishte mundur ta nxirrte nga zemra e saj Brunon. Feliksi i thotë se me siguri, edhe ai do ta kishte dashur, nëse nuk do të kishte qenë gej. Glause i rrëfen se tani që të gjithë e mësuan se çfarë ka bërë, ajo ka vendosur të bëjë një udhëtim. Ajo nuk i tregon se ku do të shkojë, por para se të largohet, i lë atij një letër në të cilën rrëfen për vrasjen e infermieres, në mënyrë që për këtë vrasje të mos dënohet një person i pafajshëm.
Glause i kërkon Feliksit një puthje para se të largohet dhe ndërsa është në timon, nis të kujtojë të gjitha fjalët e rënda që i ka thënë Brunoja. Duke ecur me shpejtësi, ajo përplaset me një kamion dhe makina e saj fluturon në ajër, derisa përplaset në tokë dhe shpërthen, duke e lënë atë të vdekur.
Alina shkon së bashku me Sezarin dhe të birin në spital, për një kontroll. Ndërsa Paloma viziton të vëllain, Alina përfiton për t’i kërkuar Patricias një kopje të prokurës në të cilën ia linte gjithçka asaj. Megjithëse në fillim nuk pranon, Patricia ia jep asaj dokumentin.
Paloma i tërheq vëmendjen Alinës duke i thënë se fëmija nuk ka shtuar në peshë dhe se ka shumë shenja të pickimeve të mushkonjave, gjë që do të thotë se askush nuk është kujdesur për të. Alina mbrohet duke thënë se duhet të kujdeset për Sezarin dhe se nuk i mbetet kohë për asgjë tjetër. Paloma e këshillon të marrë…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)