Feliksi i kërkon të falur Marsias që e ka gënjyer në kohën kur ajo ishte e lidhur me Atilion, pasi nuk e njihte dhe as që e mbante mend se ajo kishte qenë dadoja e tij. Marsia lë mënjanë keqardhjen dhe e fal. Mazieli nga ana e tij, i kthen asaj paratë që i vodhi kur shiti furgonin.
Sezari bën analiza të shumta në spital pët të kuptuar se pse po e humbet shikimin kaq shpejt. Luteroja habitet shumë, pasi duket sikur gjithçka është normale dhe nuk po e gjen dot arsyen e kësaj që po ndodh.
Editi qesh me fundin e Feliksit
Nga ana tjetër, Editi dhe Tamara po përpiqen të gjejnë Feliksin, në mënyrë që ai të pranojë të vërtetën në polici, duke deklaruar se ndërmarrja e silikonit ishte e tija. Ato habiten shumë kur e shohin atë duke shitur hotdogë në treg dhe nisin të qeshin. Marsia vihet në mbrojtje të Feliksit dhe përfundon duke u zënë me Editin.
Sezari e humbet plotësisht shikimin. Ai çmendet fare, nis të thërrasë Alinën në emër dhe i kërkon asaj ta çojë në një vend ku ka dritë. Alina nuk i kthen përgjigje, por vetëm e shikon, shumë e kënaqur që e arriti qëllimin që kishte.
Ndërkohë që plani i Alinës për t’u hakmarrë po shkon më së miri, Maria nis të pendohet për dhimbjet që ato i kanë shkaktuar si Palomës, ashtu edhe Sezarit. Duke e parë se mbesa nuk ka ndërmend të bëjë një hap pas, ajo vendos të regjistrojë një video në të cilën Alina rrëfen se nuk pati asgjë me Brunon dhe se ajo është mbesa e saj. Maria e bën këtë video me qëllimin për t’ia dhënë Palomës, por videoja bie në duart e Feliksit.
Sezari mashtrohet sërish nga Alina
Paloma përpiqet ta bindë të atin të shkojë të jetojë në apartamentin e saj për të qenë sa më afër spitalit, por Alina kundërshton dhe i thotë të shoqit se nëse do të jetë e nevojshme, ajo vetë do ta çojë në spital përditë. Duke u përpjekur të diskreditojë Palomën në sytë e Sezarit, ajo thotë se qëllimi i saj është të marrë në dorë përfundimisht presidencën e spitalit. Ajo arrin ta manipulojë Sezarin duke i çuar pranë beben që ai ta prekë dhe i thotë se nëse shkon në qytet, nuk mund ta shohë. Sezari bie në kurth si një fëmijë, duke besuar se e shoqja është engjëlli i tij mbrojtës.
I pranishëm në këtë skenë është edhe Luteroja i cili i premton se do ta gjejë se çfarë problemi ka dhe se do ta gjejë një kurë për shërimin e tij. Amarilisi e bind Eronin të ikin së bashku me Fabricion, pa i treguar asgjë Nikos.
Pas debatit të fortë që pati me Alinën, Paloma kthehet në shëtpi ku takohet me një person …
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)