Cdo gje ka nje here te parë, dhe teksa po shkruaj po me ngjan sikur po dal nga vetja, por kur ske asnje mundesi kontakti me njerez detyrohesh dhe te besh njoftime te tilla, jo se sjam tip i shoqerueshem por sja kam dhene mundesine vetes per te njohur dikë. Është hera e parë qe po shkruaj, Jam Dona 36 vjece, nga nje martese shume e zhgenjyer se kam marre iniciativen te krijoj dicka te re me jete, qofte aventure apo serioze, mendoj qe ka ardhur momenti ti jap serish shancin vetes per nje lidhje serioze. E theksoj vetem serioze, pasi vete mosha nuk ma lejon flirtin dhe aventuren, kerkoj nje person serioz, te dije te respektojë femren, mbi te gjitha besnik pasi e kam vuajtur ate pjese nje jete. Të jete i stabilizuar ne vendet e BE pasi me pelqen te integrohem, mosha 38-44 vjec, qofte i divorcuar ose ta kete humbur bashkeshorten, femija per mua nuk eshte pengese sic ndodh rendomte. Të jete i qyteteruar dhe jo mashtrues e llafazan, pasi mashkullit nuk i shkon ajo pjese, kush e gjen veten ne kete njoftim te lajmerohet ne gazete, mashtruesit e aventurieret mos ta marin mundimin fare vetem lidhjet serioze (martesore).
Përshëndetje jam Mira nga Lushnja 37 vjeçe, kërkoj lidhje serioze. Djali të jetë nga Skrapari ose Dibra. Për më tepër i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam një vajzë nga Shkodra 35 vjeçe beqare më pëlqen të njihem me një djalë nga veriu, të jetë katolik siç jam dhe vetë. Të jetë i sinqertë dhe të dijë të vlerësojë një femër, dua vetëm lidhje serioze, jo tallje. Kujt i intereson të më kontaktojë në këtë adresë emaili: valivalinika@hotmail.com
Jam Stelina me banim prej shume vitesh ne Tirane dhe origjine nga jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar ne çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshem dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjec. Kush e gjen veten ne kete mesazh te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja leme takimit. Stelina.
Përshendetje jam nje grua e divorcuar 39 vjece me dy djem ne ngarkim dhe deshiroj nje lidhje per martese me nje burre qe jeton jashte Shqiperise. Mosha nuk ka shume rendesi per mua te jete njeri i mire kjo eshte kryesorja per me shume komunikojme me shume respekt nga unë.
Jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora e divorcuar për shkak të xhelozisë tepër të lartë që kishte ai dhe mbi të gjitha nuk munda të bëj fëmijë me atë për arsye se dolen analizat shumë keq të atij. Tani jam në kërkim të një personi vetëm për të krijuar familje të moshës 40-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një vajzë 20 vjeçe, kërkoj të lidhem me një djalë serioz jo mashtrues. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Vjollca 53 vjeçe jam në kërkim të një miku ideal që i mungon dashuria, i mungon një zonjë e mirë në krah. Që zonja të ketë shpirt të madh e ndjenja njerëzore, jo interesi. Zotëria të jetë nga Kavaja, Lushnja ose Fieri. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një qytetare dhe interesohem për një njeriun tim që ndodhet jashtë shtetit që kërkon një zonjë 60 vjeçe e mbajtur dhe pa detyrime. Zotëria është 70 vjeç dhe do nje njeri për të bashkëjetuar meqënëse jeton vetëm. Ju mirëpresim. Faleminderit.
Jam 43 vjeçe me banim në Tiranë, do doja që me anë të gazetës të njihesha me një njeri të mirë për lidhje sekrete, të më kuptojë dhe të më ndihmojë se jetën deri tani e kam pasë skëterrë. Ju lutem jo tallje me fatkeqësinë e tjetrit. Po pati njeri me zemër të madhe të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë 42 vjeçe e divorcuar jo për fajin tim me një fëmijë e punësuar në shtet. Kërkoj një lidhje serioze me një burrë deri në moshën 47 vjeç. I interesuari të jetë me shkollë dhe i punësuar, të jetë simpatik pasi kështu jam edhe unë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Bona nga Fieri 46 vjece e mire me karekteristika të mira. Jam pak e shëndoshë, jeta ime ka qene e keqe me pak fjale kam vuajtur nga burri dhe jam ne gjendje jo të mirë nga ekonomia. Pprandaj kërkoj të njoh një zotëri te mire dhe me karakter te mirë sic jam edhe vetë. Të më ndihmojë nga ana financiare, nga une do ngelet i kenaqur. Zoteria të lëre numrin ne gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje. Jam 36 vjeçe, jam nga veriu por jetoj në Tiranë, vajzë e rregullt dhe shume familjare, serioze e sinqertë dhe e paraqitshme, vitet kalojnë pa e kuptuar dhe është e rëndësishme edhe familja. Prandaj kërkoj të njoh një djalë per lidhje serioze te jete deri në moshen 40 vjeç, larg cdo vesi te keq, i paraqitshëm, ti perkushtohet familjes, të kete ndonje punë, të jetojë ne Tiranë dhe te jete i krishterë. E pranoj edhe të divorcuar apo te ve por pa fëmijë dhe pa probleme. Të interesuarit te prezantohen ne gazetë dhe të më lënë numër telefoni në gazetë.