– Isha në supermarket bashkë me mamin dhe doja të blija ushqime. Në një moment më tha mami: “Hajt se nuk ke nevojë për mua” dhe papritur e pashë veten me një djalë të vogël në krah, duke u munduar të gjeja gjëra që t’i blija edhe për atë. Më çuditi kjo ëndërr, sepse unë jam beqare.
– Blerja në supermarket tregon mundësitë që ju jepen në jetë, por njëkohësisht përfaqëson dëshirën për të plotësuar nevojat tuaja emocionale dhe fizike. Djali në krahët tuaja tregon planet për të ardhmen, të cilat do të realizohen. Blerja e gjërave tregon që ju do t’i pranoni situatat dhe kushtet siç ju vijnë dhe mundoheni t’ia dilni mbanë siç ju jepen mundësitë. Në këtë periudhë do t’ju realizohen dëshirat.