Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Më pushoi nga puna. Përfitoj dëmshpërblim nëse e hedh në gjyq?

– Jam Shpëtimi nga Mallakastra, me banim në Tiranë. Kam punuar operator telefonik në një call center në Tiranë për rreth 6 vjet, me kontratë pune me afat të pacaktuar. Unë dhe 5 operatorë të tjerë kemi qenë punonjësit e parë në këtë kompani dhe kemi punuar me mish e me shpirt për të rritur kompaninë. Më 4 janar, pas pushimeve të Vitit të Ri, shkova si zakonisht në kompani në orën 09:00 të mëngjesit. Sapo u ula në vendin e punës, më kishin bllokuar kodin e përdorimit dhe njoftova supervizorin për këtë. Ai më tha që “kodi është i bllokuar dhe nuk mundet të futeni ju, për këtë problem është në dijeni edhe supervizori italian. Duhet të vini nesër në orën 15:00 pasi vetëm ai i di t’i rregullojë këto gjëra”. Ditën tjetër m’u komunikua nga zyra e burimeve njerëzore se “isha i paaftë për këtë vend pune”. Nuk ka patur moment më të vështirë për mua! Marrëdhënia e punës m’u  ndërpre në mënyrë të papritur dhe të padrejtë, pa u respektuar asnjë ligj i shkruar dhe mbi të gjitha, pa moral nga ana e punëdhënësit, pasi unë kam qëndruar në këtë punë edhe kur ai nuk ka patur mundësi të paguante rrogat e punonjësve. Mbi të gjitha duhet të kishte një fije mirënjohjeje dhe të largohesha me dinjitet, jo duke me konsideruar të paaftë. Dua të di, a përfitoj dëmshpërblim nëse e hedh në gjyq punëdhënësin? A i merr përsipër këto çështje zyra juaj?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje zoti Shpëtim. Më vjen shumë keq për këtë që ju ka ndodhur, mbi të gjitha për largimin tuaj nga punëdhënësi pa respektuar asnjë dispozitë të Kodit të Punës për një punëmarrës si ju, që e keni themeluar shoqërinë (kompaninë) dhe keni ndihmuar në zhvillimin e saj në ditët më të vështira për punëdhënësin. Duke qenë se zyra që unë drejtoj merret edhe me marrëdhëniet e punës, raste të tilla në realitetin shqiptar i ndeshim pa fund. Punëdhënës, kryesisht shoqëri tregtare që kanë formën e organizimit juridik në SHPK dhe SHA, i shfrytëzojnë në maksimum punëmarrësit duke i paguar minimalisht dhe në orare të zgjatura. Këtu nuk bëhet fjalë për pamundësi ekonomike të këtyre kompanive, por për një kulturë që është filozofia e tyre. Punëmarrësi konsiderohet “skllav”, ndonëse ai duhet të jetë i motivuar edhe i trajtuar nga punëdhënësi duke respektuar Kodin e Punës. Punëdhënësit përfitojnë nga papunësia e madhe dhe nga krahu i lirë i punës në vendin tonë dhe sillen në mënyrë të tillë. Ndërkohë, krejt ndryshe është në vendet e konsoliduara ku punëmarrësit i respektohen të gjitha të drejtat që burojnë nga Kodi i Punës, mbi të gjitha ai shikohet si partner nga punëdhënësi. Përsa i përket shqetësimit tuaj, ju jeni përpara zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme e të pajustifikuar, pa u respektuar procedura dhe afatet e njoftimit për zgjidhjen e kësaj marrëdhënieje. Të drejtat e punëmarrësit së pari garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Kodi i Punës dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ratifikuara të cilat janë pjesë e legjislacionit të brendshëm nga momenti i ratifikimit.

– Për t’i dhënë zgjidhje problemit tuaj, shqyrtova të gjitha rastet për zgjidhjen e marrëdhënies së punës. Duke u bazuar në Kodin e Punës dhe në rastin konkret, duke u bazuar tek ato çfarë më shkruanit, ju futeni në kategorinë e zgjidhjes së mënjëhershme e të pajustifikuar të marrëdhënies së punës. Neni 155 të Kodit të Punës përcaktohet se:  “Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar. Punëdhënësi mund të zbresë nga paga të ardhurat që punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai ka hequr dorë qëllimisht. Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim”.

Advertisement

Në përfundim të arsyetimit të mësipërm, mund t’ju them që jemi përpara rastit të zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar. Nëse ju i drejtoheni me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mund të them me bindje se është një gjyq i fituar. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar edhe në marrëdhëniet e punës dhe mund t’ju përfaqësojmë me profesionalizëm e korrektesë në gjykatë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i largojmë dhimbjet e mesit me ushtrime?

Next Post

A përfitoj pension social në Itali?

Advertisement