– Kam parë në ëndërr sikur marr pluhurat, por jo të shtëpisë time. Një ditë sikur pastroja tavolinën e kushërirës dhe një ditë tjetër, sikur i merrja te shtëpia e prindërve. Jastëku i motrës kishte zënë shumë pluhur dhe unë e pastroja. Pres një përgjigje nga ana juaj, se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?
– Pluhuri në ëndërr tregon momente mosbesimi në vetvete, dyshime dhe momente dobësie. Kjo për arsye sepse çfarëdo që e mendoni këto kohë, ose bëni plan, duket sikur ju ikën nga duart, projekte pra të parealizueshme për momentin. Por e gjitha është kalimtare, sepse siç është pluhuri që hiqet dhe shpërndahet, e tillë është edhe ëndrra. Për momentin, përqendrohuni në plane që i shikoni të realizueshme. Mos merrni përsipër gjëra të vështira.