– Kam parë në ëndërr sikur po ecja rrugës dhe pashë një djalë që kishte kthyer kurrizin. I shkova afër dhe me dorë e preka nga shpatulla. Ai ktheu kokën dhe në atë moment unë u largova, se ai ishte i panjohur. Ai më erdhi mbrapa dhe më puthi në buzë plot pasion dhe dashuri. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Më ktheni përgjigje këtë javë. Aleksja.
– E dashur Aleksja, djali i panjohur është e panjohura në ekzistencën e vet, që ju e mendoni shumë. Keni shumë dëshira e ëndrra, por ju tremb ajo çfarë nuk dini. Keni dëshirë për një lidhje të ngrohtë dashurie, por përsëri keni frikë. Në njëfarë mënyre, ju dëshironi shumë, por bëni shumë pak për t’i arritur ato që doni. Nëse keni nevojë për ngrohtësi e për një person në jetën tuaj, duhet të jeni më aktive dhe të guxoni. Nëse frikësoheni për gjithçka në jetë, do të jeni gjithnjë në vend ndalo. Ju uroj fat!