Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

18 sekrete që burrat do të donin që ju t’i dinit

Partneri juaj është edukuar në mënyrë tradicionale? Atëherë atij i kanë thënë se nuk duhet t’i shprehë ndjenjat e tij! Nëse ai nuk flet, po e bëjmë ne në vend të tij, duke ju rrëfyer disa sekrete “burrërore”, të grumbulluara nga psikologët që studiojnë rolet e dy sekseve. Ja, cilat janë ato!

 

Sekreti 1. Ai mund ta ketë më të lehtë t’i shprehë ndjenjat në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Advertisement

Pyete se çfarë do të bënte në një fundjavë romantike, ose çfarë mendoi herën e parë kur ju pa. Përgjigjet e tij do të tregojnë se si ndjehet dhe do t’ju afrojnë.

Sekreti 2. Ai mund ta ketë më të lehtë të shprehet me vepra.

Disa burra preferojnë t’i tregojnë ndjenjat nëpërmjet veprave dhe jo fjalëve. I dashuri yt mund të të thotë “të dua” duke rregulluar shtëpinë, duke u kujdesur për kopshtin, ose edhe duke derdhur plehrat, gjithçka që e bën botën tuaj një vend më të mirë.

Sekreti 3. Burrat i marrin angazhimet seriozisht.

Burrat kanë një reputacion se kanë frikë të angazhohen, por faktet tregojnë se ata e marrin martesën seriozisht. Ata e kanë më të vështirë të angazhohen sepse duan të jenë të sigurt që kanë marrë vendimin e duhur. Në një anketë të bërë me burrat e martuar, 90% e tyre u shpreh se do të martoheshin përsëri me të njëjtën grua.

Sekreti 4. Ai ju dëgjon vërtet.

Kur ju dëgjoni dikë që flet, ka mundësi të pohoni me një “po”, ose lëvizje koke herë pas here. Kjo është mënyra juaj për të thënë: “po dëgjoj”. Por, ka burra që nuk e bëjnë këtë. Vetëm pse ai nuk po thotë asgjë, nuk do të thotë se nuk po dëgjon. Ai mund të preferojë të dëgjojë pa fjalë dhe të mendojë për atë që po i thoni.

Sekreti 5. Aktivitetet e përbashkëta formojnë lidhje.

Burrat i forcojnë lidhjet me partneret duke bërë gjëra së bashku, më shumë sesa duke ndarë me to mendime apo ndjenja. Shumë burra, aktivitete si sporti dhe seksi i bëjnë të ndjehen më afër partneres.

Sekreti 6. Burrat kanë nevojë për kohë të vetën.

Ndërkohë që kryerja e aktiviteteve të përbashkëta është e rëndësishme, ata kanë nevojë të kalojnë kohë edhe vetëm. Nëse partnerit tuaj i pëlqen një sport, kopshtaria, apo palestra, inkurajojeni të ndjekë pasionet e tij, ndërkohë që ju merreni me tuajat. Kur të dy partnerët kanë mundësi të kujdesen për veten, ata kanë edhe më shumë gjëra për t’i dhënë tjetrit.

Sekreti 7. Ata mësojnë prej baballarëve.

Nëse do të dish si do të sillet një burrë në lidhje, njihu me babanë e tij. Shihni si janë marrëdhëniet babë-bir dhe si sillet babai me nënën e partnerit, për të parashikuar se si ky burrë do të sillet me gruan e tij.

Sekreti 8. Burrat i harrojnë gjërat më shpejt se gratë.

Gratë kanë tendencë t’i kujtojnë më gjatë eksperiencat negative dhe mund të kenë brenda ndjenja stresi, ankthi apo trishtimi. Ndryshe nga kjo, burrat nuk i sjellin shumë nëpër mend ngjarjet e pakëndshme dhe kalojnë te gjërat e tjera. Kështu, nëse ju doni të flisni prapë për grindjen e mbrëmshme, ai mund ta ketë harruar fare atë.

Sekreti 9. Burrat nuk i kapin sinjalet delikate që u dërgoni.

Burrat ka gjasa të mos i kapin sinjalet delikate që u dërgoni, si toni i zërit dhe shprehja e fytyrës. Ata gjithashtu mund të mos e vënë re trishtimin në fytyrën e një gruaje. Nëse doni që partneri juaj të marrë një mesazh të caktuar, thuajani troç.

Sekreti 10. Burrat reagojnë ndaj vlerësimeve.

Vlerësimi që tregon për partnerin mund të ndikojë shumë në mënyrën se si ai vepron. Kini parasysh rolin prindëror: Studimet kanë treguar se baballarët tregohen më të gatshëm për t’u kujdesur për fëmijët kur gratë e tyre e vlerësojnë këtë përfshirje dhe i konsiderojnë si të aftë për këtë.

Sekreti 11. Burrat mendojnë për seksin… shumë.

Ok, mbase ky nuk është sekret. Shumica e burrave nën 60 vjeç mendojnë për seksin të paktën një herë në ditë, krahasuar me çerekun e grave. Por kjo nuk është e gjitha. Burrat fantazojnë për seksin afro dy herë më shumë sesa gratë dhe fantazitë e tyre janë më të shumëllojshme. Ata mendojnë edhe për seksin me të tjera më shumë sesa gratë, por të mendosh, nuk është njësoj si ta bësh!

Sekreti 12. Burrat nuk e shohin seksin si thjesht seks.

Është një mit se burrave u duket seksi thjesht seks. Për shumë prej tyre, seksi është një akt i rëndësishëm mes dy njerëzve që kanë marrë përsipër detyrime ndaj njëri-tjetrit. Ashtu si shumica e grave, burrat mendojnë se seksi mes dy njerëzve që duhen është më i kënaqshëm. Një arsye është se partnerët afatgjatë dinë si ta kënaqin njëri-tjetrin më shumë sesa të huajt.

Sekreti 13. Atij i pëlqen kur e bëni ju hapin e parë.

Shumë burra kanë ndjesinë se vetëm ata e fillojnë seksin, por edhe atyre u pëlqen të ndjehen të dëshiruar dhe do të donin që partnerja e tyre ta bënte më shpesh hapin e parë. Mos e kini siklet t’i tregoni partnerit se keni dëshirë. Nëse nganjëherë e bëni ju hapin e parë, mund të kënaqeni më shumë të dy.

Sekreti 14. Burrat nuk janë gjithmonë gati për seks

Gratë mund të çuditen me këtë, por burrat nuk janë gjithmonë të gatshëm për seks. Ashtu si gratë, burrat janë shpesh të stresuar nga puna, familja, faturat dhe stresi është një vrasës i epshit. Kur një burrë thotë “jo sonte”, kjo nuk do të thotë se ka humbur interesin për ju, por thjesht që nuk do seks në atë moment.

Sekreti 15. Burrat duan ta kënaqin partneren.

Kënaqësia juaj është e rëndësishme për partnerin tuaj, por ai nuk e di se çfarë doni nëse nuk ia thoni. Shumë gra kanë ndrojtje ta thonë se çfarë u pëlqen ose jo në shtrat. Nëse ju ia thoni atij hapur, në një mënyrë që nuk i lëndon egon, do t’ju dëgjojë. Sepse, ai e di se do të ndjehet mirë nëse edhe ju ndiheni mirë.

Sekreti 16. Burrat kanë ankthin e performancës.

Shumica e burrave ka raste që ndjehen në ankth nëse do të arrijnë ta kryejnë siç duhet aktin seksual, sidomos me kalimin e moshës. Partneri juaj mund të shqetësohet për trupin e tij, teknikën dhe se sa do ta zgjasë aktin. Nëse do ta ndihmoni të mësojë të relaksohet dhe të jetë i përqendruar në kënaqësinë e momentit, seksi do të ketë më pak stres.

Sekreti 17. Burrat tradhtojnë kur nuk u plotësohen nevojat.

Nëse një burrë nuk ndjen dashuri dhe vlerësim në lidhjen e tij, ai mund t’i kërkojë ato gjetkë. Njëri mund të zhytet me kokë në punë, një tjetër mund të fiksohet pas sportit e videolojërave dhe disa, tradhtojnë. Për të evituar këtë, partnerët duhet të punojnë së bashku për të plotësuar nevojat e njëri-tjetrit.

Sekreti 18. Ai bën përpjekje për lidhjen.

Shumica e burrave e kuptojnë se kanë shumë për të humbur nëse një lidhje nuk shkon siç duhet: jo vetëm shoqërinë e tjetrit, por gjithë jetën që kanë ndërtuar së bashku. Nëse ju jeni e gatshme të punoni për të forcuar lidhjen tuaj, ka gjasa që edhe partneri juaj të jetë gjithashtu.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Humbje gjaku

Next Post

Julian Mustafa: Më mirë të këndoj live, derisa të më mbajë zëri...

Advertisement