Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund ta bëj divorcin në Itali?

– Përshëndetje zoti avokat, përgëzime në punën tuaj të përditshme! Unë kam një pyetje në lidhje me një problem familjar. Jam e martuar dhe prej kohësh situata me burrin tim nuk ka qenë ashtu si duhet. Sidomos kohët e fundit është përkeqësuar më shumë. Kemi dy fëmijë dhe prej kohësh jetojmë në Itali. Pyetja që kam është : A mund ta kryejmë divorcin këtu ku jetojmë? Mirëpres përgjigjen tuaj. Me respekt, Suada.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje Suada, ju falënderoj shumë për letrën drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë keq që marrëdhënia juaj ka arritur deri në pikën ku ju t’i jepni fund martesës me bashkëshortin tuaj, por në momentin që martesa e humbet qëllimin për të cilin është krijuar, kjo është rruga më e mirë për të dy bashkëshortët dhe ndoshta, fëmijët.

– Zgjidhja e martesës zakonisht kryhet aty ku është lidhur martesa, pra, në Shqipëri, në vendin ku ju keni gjendjen civile. Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar shkaqet e zgjidhjes së martesës mes bashkëshortëve dhe të drejtat e detyrimet e tyre pas zgjidhjes së martesës. Ky kod përcakton edhe detyrimet që kanë bashkëshortët ndaj fëmijëve të cilët janë në moshë nën 18 vjeç, cilit bashkëshort mund t’i lihen për rritje dhe edukim etj.

Advertisement

– Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, të cilat përcaktojnë që zgjidhja e martesës mund të kryhet edhe në vendqëndrimin e bashkëshortëve. Konkretisht, ju jetoni në Itali, pra, duhet të keni dokumentacion të rregullt në shtetin e sipërpërmendur. Të drejtat e detyrimet që u takojnë bashkëshortëve pas zgjidhjes së martesës dhe pjesëtimi i pronës bashkëshortore do të bëhen sipas legjislacionit italian. Pasi të zgjidhni martesën përfundimisht në Itali, ju duhet të bëni njohjen e vendimit të gjykatës së formës së prerë në Itali në Gjykatën e Apelit Tiranë. Më pas, këtë vendim duhet ta depozitoni së bashku me kërkesën për të bërë veprimet zyra e gjendjes civile ku ju keni vendbanimin në Shqipëri. Uroj të jeni plotësisht e qartë me këshillimin e mësipërm. Nëse jeni e interesuar për më shumë informacion rreth kësaj çështjeje, mund të na shkruani sërish. Pasi të bëni zgjidhjen e martesës në Republikën e Italisë dhe vendimi të marrë formë të prerë në shtetin italian, mund të kontaktoni me Studion Ligjore “Duraj” për të kryer procedurën e njohjes së vendimit të gjykatës italiane në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

2016 Fenomenet astronomike që nuk duhet t’i humbisni

Next Post

Eduart Ndocaj: “Do të fitoj, se më përkrah Sadna e telenovelës”

Advertisement