Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

20 fakte për njerëzimin; të çuditshme, por të vërteta

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “e vërteta nganjëherë është më e çuditshme se trillimi”? Asgjë nuk e provon këtë më shumë sesa një koleksion faktesh të çmendura për racën njerëzore. Ne njerëzit kemi relativisht pak kohë që popullojmë Tokën, por kemi arritur të bëjmë gjëra të pabesueshme. Nëse do të bënim një listë të gjërave që dimë për veten dhe botën rrotull nesh, kjo do të ishte një hiç para gjërave që nuk dimë, si këto fakte dhe statistika të çmendura, për shembull. Ato mund të duken si teprime (ose gënjeshtra), por nuk janë, e kemi verifikuar!

 

  1. Më shumë se gjysma e njerëzve, infektohen nga një SST gjatë jetës së tyre.

Vlerësimet e fundit nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Infeksioneve në SHBA tregojnë se 19.7 milionë vetë preken nga një SST çdo vit në SHBA dhe më shumë se gjysma e njerëzve do të ketë një SST në një moment të jetës së tyre.

Advertisement

  1. Gjatë Luftës së Parë Botërore, një majmun u bë tetar.

Dy vjet para Luftës së Parë Botërore, Albert Marr zbuloi një babuin në fermën e tij, në Pretoria, Afrikë e Jugut. Të dy u bënë miq kaq të mirë, sa Marri e mori “Xhekin” me vete kur u fut në Regjimentin e Tretë Jugafrikan të Këmbësorisë. Babuini u bë maskota e kompanisë, me ushqimin e tij, rrogën dhe uniformë personale. Në vitin 1916, Marri u plagos në Betejën e Agagias dhe, kur arriti skuadra mjekësore, Xheki po lëpinte plagën e mikut të tij. Ai dinte të nderonte oficerët me nderimin ushtarak dhe lajmëronte skuadrën e tij para se të vinte armiku. Pak kohë më vonë, të dy u plagosën dhe Xhekit i prenë këmbën. Para se të merrte fund lufta, Xheki u ngrit në detyrë si tetar dhe i dhanë edhe një medalje nderi.

  1. Personi mesatar ka një gjoks, një test, një vezore dhe gjysmë penisi.

Kjo ka të bëjë me mesataren dhe fakti që një njeri ka një palë organe dhe jo tjetër. “Numri i burrave dhe grave në botë është pothuajse i njëjtë, megjithëse burra ka pak më shumë (102 burra për 100 gra, në 2010)”, deklaron Instituti Kombëtar Francez për Studimet Demografike. Ndajini organet e tyre në mënyrë të barabartë dhe do të kuptoni shifrat e mësipërme.

  1. Qelizat e gojës janë njëlloj si ato të vaginës.

Qelizat që veshin gojën janë epiteliale të luspëzuara me shtresa, që do të thotë se janë disa shtresa të këtyre lloj qelizave të vendosura mbi një membranë. Ky lloj qelizash ndodhet në vende të trupit që kanë fërkim. Kështu, mund të largohet një shtresë dhe të zëvendësohet me një tjetër para se të arrihet te membrana. Këto lloj qelizash ndodhen në sipërfaqe të lëkurës, në gojë, ezofag dhe vaginë.

  1. 15 anijet më të mëdha të botës e ndotin ajrin, sa 760 milionë makina.

Dhe vetëm anija më e madhe me kontenierë mund të lëshojë në atmosferë po aq substanca ndotëse sa 50 milionë makina.

  1. Nëse i vë në rresht gjithë njerëzit që ka Toka, ata do ta rrethonin atë 56 herë.

Nëse ata do të qëndronin sup më sup, do ta tejkalonin distancën Tokë-Hënë dhe do të ishin baraz me 1/5 e distancës Tokë-Mars.

  1. Kongresi amerikan e përmend Adolf Hitlerin 7.7 herë në muaj.

Falë një projekti të fondacionit jofitimprurës Sunlight, të quajtur Capitol VVords, vizitorët mund të kërkojnë dhe shohin çdo fjalë apo frazë, për të parë se sa herë përdoret ajo në parlamentin amerikan, apo në Kongres, siç e quajnë. Që prej vitit 1996, kur janë bërë regjistrimet më të hershme të Capitol Vvordsit, senatorët dhe përfaqësuesit e ndryshëm e kanë thënë fjalën Hitler 1771 herë, pra, mesatarisht 7.7 herë në muaj.

  1. Në SHBA, çdo javë, një fëmijë çerdheje qëllon dikë me armë.

Sipas gazetës “VVashington Post”, ka pasur 43 qëllime me armë nga fëmijët e çerdheve (1-2 vjeçarë) në SHBA gjatë vitit 2015, domethënë, afro një herë në javë. Ndër to përfshihen 31 raste ku fëmija ka qëlluar veten.

  1. Dy në tre australianë do të sëmuren nga kanceri i lëkurës gjatë jetës së tyre.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rastet me kancer janë shtuar në mënyrë dramatike në Australi. Në vitet 1982-2010, rastet me melanomë janë shtuar afro 60%. Sipas Këshillit të Kancerit të Australisë, dy në tre australianë do të diagnostikohen me kancer lëkure deri kur të keni arritur moshën 70 vjeç.

  1. Kur pelegrinët takuan indianin e parë në SHBA, ai dinte anglisht.

Samoseti, kryetari i fisit indian Abenaki, që ka jetuar në vendin që sot quhet Mejn, kishte mësuar anglisht nga peshkatarët që vizituan territorin e tij bregdetar. Kështu pra, ishte një surprizë për pelegrinët e Plantacionit të Plajmauthit kur ai hyri në vendin ku ata ndodheshin dhe iu drejtua me fjalët: “Mirë se erdhët anglezë!”. “Samoseti, indiani i parë që përshëndeti pelegrinët, tregoi vullnet të mirë dhe bëri tregti me evropianët”, shkruhet në Enciklopedinë e Biografive Botërore.

  1. Distributorët automatikë vrasin më shumë njerëz se peshkaqenët.

Peshkaqenët vrasin mesatarisht më pak se një person çdo dy vjet në SHBA. Sipas Komisionit për Sigurinë e Produkteve për Konsumatorët në këtë vend, distributorët automatikë janë përgjegjës për “të paktën 37 të vdekur dhe 113 plagosje që prej vitit 1978”.

  1. Deri në vitin 1995, më pak se 50% e popullsisë amerikane mbështesnin idenë e martesës ndërraciale.

Dhe ajo ka qenë ilegale në shtetin e Alabamës deri në vitin 2000! Për fat të mirë, shumica e amerikanëve, përfshi këtu edhe brezat më të vjetër, kanë ndryshuar mentalitet që nga ajo kohë.

  1. Napoleoni ka qenë 167 cm i gjatë, sa një francez mesatar.

Legjenda se Napoleoni ishte i shkurtër u përhap për shkak të një ndryshimi në matje. Inçi (njësi matjeje, afro 2.5 cm) francez është më i gjatë se ai britanik. Në vitin 1802, një doktor i quajtur Korvisar, tha se Napoleoni ishte 5 këmbë dhe 2 inç me masat franceze, gjë që është e barabartë me 5 këmbë dhe 6 inç me masat britanike (167 cm).

  1. Njeriu i parë që fluturoi dhe njeriu i parë që shkoi në Hënë jetuan në të njëjtën kohë.

Njeriu i parë që fluturoi me një aeroplan, Orvill Rajt, vdiq nga infarkti i zemrës në vitin 1948. Neil Armstrongu ishte 17 vjeç në atë kohë.

  1. Aktorja Beti Uajt është më e vjetër se buka e prerë në feta.

Një nga aktoret më të dashura amerikane, Beti Uajt, ka lindur në vitin 1922, gjashtë vjet para se shoqëria Chillicothe Baking të shiste bukën e parë të prerë në feta, më 7 korrik 1928.

  1. 50% e gjërave që themi shprehen me vetëm 100 fjalë

Sipas fjalorëve Oxford, duhet të dish vetëm 10 fjalë për të kuptuar 25% të asaj që anglishtfolësit thonë dhe shkruajnë, 100 fjalë për të kuptuar 50% dhe 1000 fjalë, për të kuptuar 75% të të gjitha fjalëve të përdorura në anglishten e përditshme.

  1. Kompjuteri i smartphone-it tuaj është më i fuqishëm se kompjuterat që lëshuan anijet e parë kozmike.

Sipas NASA-s, kompjuterat që përdoren aktualisht për misionet e hapësirës janë shumë më të vegjël dhe të fuqishëm sesa ata që janë përdorur për misionet Apollo. Bile, edhe kompjuteri i vogël i celularit tuaj ka më shumë fuqi sesa kompjuterët gjigandë të përdorur gjatë epokës së Apollos.

  1. Njerëzit janë primatët e vetëm, dhëmbët e të cilëve zvogëlohen, ndërkohë që truri zmadhohet.

Gjatë 2.5 milionë viteve të fundit, ka pasur dy tendenca në evolucionin njerëzor: Truri i njeriut është zmadhuar, ndërkohë që madhësia e dhëmbëve është zvogëluar. Ne jemi primatët e vetëm te të cilët ndodh ky fenomen. Zakonisht, kur truri rritet, rritet edhe madhësia e dhëmbëve, sepse trupi ka nevojë për më shumë energji nga konsumimi i ushqimeve. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë fenomen “paradoksi i evolucionit”.

  1. Franca ende ekzekutonte njerëz me gijotinë kur u shfaq për herë të parë “Star Vvars” (Lufta e Yjeve).

Hera e fundit kur gijotina u përdor si mjet ekzekutimi në Francë ishte viti 1977, vetëm katër muaj para se të fillonte seriali i Xhorxh Lukasit, “Lufta e Yjeve”.

  1. Raporti milingona-njerëz është 1.5 milionë me 1

Një koloni e vetme milingonash përmban mbi 20 milionë individë të tillë. Nëse do të peshonim gjithë peshën e tyre, ajo do të ishte afërsisht e njëjtë me peshën e njerëzve në planetin tonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Vasilopita është ëmbëlsira ku grekët fusin edhe lekun dhe e përgatitin për ta ngrënë më 1 janar

Advertisement