– Ç’do të thotë ta shikosh veten sikur je bllokuar në ashensor dhe nuk del dot prej aty, ose kur do të ecësh dhe ndihesh e bllokuar? Faleminderit.
– Nëse ëndërroni se jeni të bllokuar ose nëse nuk keni mundësi të lëvizni, ka shumë mundësi të ndodheni në një situatë ku nuk keni mundësi ose nuk arrini dot të gjeni një zgjidhje. Gjithashtu, juve ju jepen shumë mundësi të reja në jetë, por këto që ndiheni të bllokuar, i zgjidhni vetë. Ju pëlqejnë sfidat dhe gjërat e vështira, ndaj edhe në jetën reale gjendeni shpesh ashtu si në ëndërr. Nëse ndjeni që keni ngecur në diçka dhe nuk po dini t’i jepni drejtim, keni nevojë të kërkoni ndihmën e dikujt, një mendim, një orientim etj. Është më shumë një ëndërr këshilluese sesa parashikuese, sepse ajo tregon si jeni aktualisht.