Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj të ardhura nga ligjet italiane?

 

– Jam emigrant me banim në Ankona, i datëlindjes 14.03.1952. Në Itali kam që nga muaji mars 1997 dhe pa ndërprerje. Kam punuar në punë të ndryshme, por si vjetërsi me sigurime kam gjithsej 6 vite. Në Shqipëri kam gjithsej 22 vite me sigurime. Interesimi im është: A përfitoj ndonjë të ardhur nga legjislcioni italian? Po me vjetërsinë që kam në Shqipëri, a marr pension, në ç’masë dhe në ç’vit?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, duke qenë se keni një periudhë të gjatë, pra, mbi 10 vite në Itali, është mundësia për të përfituar pagesë sociale, për përfitimin e së cilës kërkohen disa kushte, me të cilat po ju informoj hollësisht: Pagesa sociale është një përfitim ekonomik, që jepet sipas aplikimit të bërë në favor të qytetarëve në gjendje ekonomike jo të favorshme, me të ardhura jo më të mëdha se kufiri i përcaktuar vjetor nga ligji. Kjo pagesë ka zëvendësuar Pensionin Social. E drejta për këtë përfitim përcaktohet në bazë të të ardhurave personale për qytetarët e pamartuar, në bazë të të ardhurave totale dhe me atë të bashkëshortit për qytetarët e martuar. Pagesa sociale jepet me karakter të përkohshëm dhe verifikimi i të ardhurave dhe banimi i përfituesit, konfirmohen çdo vit. Kjo pagesë nuk shërben për familjarët mbas humbjes së jetës të mbajtësit dhe nuk jepet jashtë vendit. Qëndrimi jashtë shtetit i titullarit mbajtës të kësaj pagese me një kohëzgjatje më shumë se 30 ditësh, sjell pezullimin e pagesës. Duhet patur parasysh se një vit pas pezullimit, përfitimi anullohet. INPS, me qarkore nr. 1, të datës 9 janar 2015, njoftoi se shuma vjetore e pagesës sociale është rivlerësuar për 2015. Shuma e re është e barabartë me 5,830.63 € në vit (448,52 € në muaj, për 13 muaj). Shuma e pagesës sociale është e rëndësishme për shtetasit e huaj, sepse ajo përcakton parametrat e të ardhurave minimale (minimumin jetik) të parashikuar në kërkesat për bashkim familjar apo leje qëndrimi për banorët me leje qëndrimi afatgjatë në BE. Pagesa sociale rivlerësohet çdo vit me koeficientin e inflacionit dhe si rezultat i rivlerësimit nga ISTAT (Instituti i Statistikave Italiane) për vitin 2015 mbi pensionet minimale dhe pagesa sociale, do të jetë më i lartë 00.3 %, që nga 1 janari 2015. Mosha e përfitimit ka ardhur duke u rritur krahasuar me vitet e mëparëshme. Aktualisht, këtë vit, ky përfitim jepet për personat që kanë plotësuar 65 vjet dhe 3 muaj deri më 31.12.2015. Në vitet 2016 dhe 2017, mosha për përfitimin e Pagesës Sociale do të jetë deri në 65 vjeç e 7 muaj, ndërsa në 2018 dhe të bëhet 66 vjeç e 7 muaj. Për të përfituar pagesën për vitin 2015, është e domosdoshme të plotësohen këto kërkesa: mosha 65 vite e 3 muaj; statusi në nevojë ekonomike; shtetësia italiane; për qytetarët e huaj anëtarë të BE-së, të jenë regjistruar në komunën e zonës së banimit; për qytetarët ekstrakomunitarë të pajisur me leje qëndrimi në BE për qëndrim për një kohë të gjatë (ish-karta e qëndrimit); banim efektiv të qëndrueshëm, që të ketë vazhduar jo më pak se 10 vite në territorin shtetëror italian. Sa paguhet? Përfitojnë personat jo të martuar që kanë një të ardhur vjetore më të vogël se 5.830.76 euro, barabartë me 448.52 x 13 muaj; Personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se dyfishi i shumës vjetore të pagesës 11.661.52 (5.830.76 x 2). Shuma maksimale e pagesës është e barabartë më 448.52 euro në muaj për 13 muaj dhe për vitin 2015 kufiri i të ardhurave është baraz me 5830.76 euro në vit.

Advertisement

Cilët emigrantë përfitojnë? Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të plotë: personat e pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se shuma vjetore e kësaj pagese. Kanë të drejtë për këtë pagesë në masë të reduktuar: personat e pamartuar që kanë një të ardhur më të vogël se shuma vjetore e kësaj pagese, personat e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se dyfishi i shumës vjetore e kësaj pagese. Në këtë kuptim, në rast se një çift të martuarish kanë të ardhura më të vogla se 897.04 euro dhe plotësojnë kushtet e mësipërme, kjo shumë i kompesohet për diferencën që marrin më pak.

Për dhënien e Pagesës Sociale, konsiderohen të ardhura të kërkuesit dhe bashkëshortit: të ardhurat neto të vlerësuara për detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore, të ardhurat e përjashtuara nga taksat, të ardhurat që janë subjekt i mbajtjes së tatimit në burim (fitimet në lojërat e fatit, në lotari, nga konkurset dhe premie, pagesa nga shteti, nga personat juridikë publike dhe private); të ardhura subjekt i tatimit zëvendësues (interesa postare e bankare, interesa nga çdo titull tjetër shtetëror, bono dhe letra me vlerë të lëshuara nga bankat dhe shoqëritë aksionere, të ardhura nga toka dhe ndërtesa, pensione të luftës, pension të dhënë nga INAIL (Instituti Nacional i Invalidëve të punës), pensione direkte të dhëna nga shtete jashtë Italisë (përfshihen të gjitha llojet e pensioneve të marra në Shqipëri), pensione të dhëna si invalid civil, të verbër, të shurdhër. Pagesa ushqimore bazuar në normat e kodit civil.

Për dhënien e Pagesës Sociale nuk përfshihen si të ardhura: trajtimet në përfundim të marrëdhënieve dhe paradhëniet për të tilla trajtime, e ardhura nga shtëpia e banimit, pagesat e vonuara që i nënshtrohen tatimit të veçantë; të ardhurat për shoqërimin e invalidëve civilë, të verbërve dhe pagesat për komunikimin me të shurdhët, pagesat e jetesës për ish-luftëtarët e luftës 1915/1918, të prapambetura nga puna si i punësuar jashtë vendit.

Aplikimi bëhet duke paraqitur kërkesë vetëm në mënyrë elektronike në:

– Web – duke aplikuar shërbimin telematik të arritshëm direkt nga qytetarët nëpërmjet PIN-it dhe portalit të INPS-së: www.inps.it; Duke telefonuar në numrin 803164 në rrjetin fiks falas, ose numrit 06164164 duke paguar sipas tarifave telefonike dhe nëpërmjet patronateve, si ndërmjetës të INPS-së; duke përdorur shërbimin telematik të ofruar nga këto institucione. Pagesa Sociale në Itali, është plotësisht e lidhur me rezidencën dhe qëndrimin brenda shtetit italian. Kjo do të thotë se në rast se largohesh nga Italia, automatikisht humb e drejta për ta përfituar pagesën. Eshtë edhe një mundësi tjetër, përderisa keni paguar kontribute në Itali. Mbas datës 01.01. 1996 mund të përfitoni pension pleqërie në Itali, por mbas moshës 70 vjeçare (për vitin 2015, mosha e përfitimit të këtij pensioni është 70 vite e 3 muaj), ku ky pension përfitohet me jo më pak se 5 vite vjetërsi kontributive. Sidoqoftë, për t’ju ndihmuar në të gjitha procedurat mund të drejtoheni pranë zyrës së Patronatit INAS CISL. Theksojmë se në zyrat e Patronatit INAS CISL, që ka shtrirje në çdo zonë të Italisë shërbimi ofrohet falas, pa asnjë pagesë. Përsa i përket vjetërsisë që keni në Shqipëri, do të përfitoni pension pleqërie në vitin 2017, i cili do të jetë si madhësi proporcionalisht me vjetërsinë në punë prej 22 vitesh kontributive (vjetërsia e kërkuar për pension të plotë më 2017 do të jetë 36 vite) dhe bazën e vlerësuar për këto vite (paga mesatare).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam humbur burrin në aksident. Përfitoj dëmshpërblim financiar?

Next Post

Kaltrina Selimi: Fajtori është ai!

Advertisement