Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lusi, paraadhësja jonë më e lashtë

15

Mbase e vutë re që Google, më 24 nëntor, festoi 41 vjetorin e zbulimit të “Lusit”. Ky është emri që i është dhënë një koleksioni kockash të fosilizuara, që dikur përbënin skeletin e një paraardhëseje nga specia Australopithecus afarensis, e cila ka jetuar në Etiopi 3.2 milionë vjet më parë.

Zbulimi i Lusit u bë fillimisht në vitin 1973 dhe 40% e skeletit të saj u gjend i plotë, në vend të një grushti fosilesh të dëmtuara, siç ndodh zakonisht në gjetjet e kësaj periudhe. Shpejt, mbas gërmimeve, u bë e dukshme se Lusi ishte një nga fosilet më të rëndësishme që ishin zbuluar ndonjëherë, kur studiuesit panë se ajo i përkiste një specieje të panjohur më parë. Ja, disa gjëra që ju nuk dini për këtë zbulim:

Advertisement

  1. Lusi u quajt kështu sipas këngës së Bitëllsave “Lusi në qiell me diamantë”.

Pasi bëri këtë gjetje historike, paleoantropologjisti Donald Xhohanson, u kthye në kampin ku qëndronte me ekipin e tij. Ai vuri atje një kasetë të Bitëllsave dhe, kur doli kënga në fjalë, njëri nga pjesëtarët tha se duhet ta quanin skeletin Lusi. “Papritmas, ajo u kthye në një njeri të vërtetë”, tha Xhohansoni në BBC.

  1. Lusi ecte me trupin drejt.

Një nga gjërat më të rëndësishme të Lusit ishte mënyra se si ajo ecte. Duke studiuar kockat e saj, në veçanti, strukturën e gjurit dhe kurbën e shtyllës kurrizore, shkencëtarët qenë të aftë të zbulonin se ajo e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës duke ecur me dy këmbë, një tipar i theksuar njerëzor.

  1. Askush nuk e di si ka vdekur.

Nja dy të dhëna që kemi për shkakun e vdekjes së Lusit vetëm mund të përjashtojnë ndonjë arsye, në vend që ta konfirmojnë. Në skeletin e saj nuk u gjetën gjurmë dhëmbësh, gjë që tregon se nuk është vrarë, apo ngrënë nga kafshët pasi ka vdekur. Ka një shenjë dhëmbi nga një mishngrënës në majë të kockës së saj pubike, por nuk dihet nëse ka ndodhur para se të vdiste, apo pas.

  1. Lusi aktualisht ndodhet në Etiopi, afër vendit ku u gjet.

Skeleti është i fshehur nga publiku, në një kasafortë të posaçme për të, në Muzeun Kombëtar të Etiopisë, në Adis Abeba. Vetëm një kopje prej allçie e skeletit të saj mund të shihet nga publiku. Megjithatë, skeletit të vërtetë iu bë një turne në SHBA nga viti 2007-2013, pavarësisht frikës se mund të dëmtohej. Disa kopje të tjera prej allçie ndodhen në muze të tjera nëpër botë.

  1. Ajo ishte mjaft e shkurtër

Australopithecus afarensis mund të kenë ecur drejt dhe të dukeshin në njëfarë mase si njerëz, po ata ishin shumë më të shkurtër sesa jemi ne sot. Lusi ishte një vajzë e re, që e kishte arritur moshën e pjekurisë, kishte një gjatësi prej vetëm 1 metër e 10 centimetra dhe peshonte afro 29 kilogramë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne Vajza...

Next Post

Zoti ambasador, mos e lejoni vetveten te beheni instrument i politikes se korruptuar e kriminale shqiptare! Nga Jakup Gjoça

Advertisement