Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: A di gjithçka për Vitin e Ri?

Happy New Year 2016 greeting card design. Red blurred background with white hand lettering inscription 2016 from paper. Vector festive background. Winter holidays greeting card with typography

 

  1. Në cilin shesh të famshëm bëhet ulja e topit që shënon orën, në momentin e ndërrimit të viteve?
  2. Sheshi Frisko
  3. Sheshi London
  4. Sheshi Tajms (Times Square)
  5. Rokfeller Plaza

 

  1. Pse kinezët hedhin fishekzjarre për Vit të Ri?
  2. Për të larguar shpirtrat e këqinj.
  3. Për të sjellë fat.
  4. Thjesht, për të festuar.
  5. Sepse mbajnë erë të mirë.

 

Advertisement

  1. Cilët e njohën të parët 1 janarin, si fillimin e Vitit të Ri?
  2. Egjiptianët
  3. Romakët
  4. Kolombi
  5. Kardashianët

 

  1. Vendimet që merren në fillim të vitit e kanë origjinën shumë të lashtë, në Babiloni, para 4000 vjetësh. Cili ishte një vendimi popullor i babilonasve?
  2. Të rikthenin veglat e punës të marra hua.
  3. Të punonin më shumë.
  4. Të festonin më shumë.
  5. Të binin në peshë, apo të linin duhanin.

 

  1. Çfarë kanë zakon spanjollët të bëjnë sa herë bie sahati që shënon ardhjen e vitit të ri?
  2. Pinë një gllënjkë verë.
  3. Puthin dikë.
  4. Përplasin duart.
  5. Hanë një kokërr rrush.

 

  1. Një nga traditat më të përhapura të Vitit të Ri është çokitja e gotave në mesnatë, për urim. Pse anglezët e quajnë atë “toasting” (toast i thonë edhe bukës së thekur)?
  2. Toast është një fjalë e lashtë që do të thotë “të pish”.
  3. Ata vënë një copë bukë mbi verë për të hequr aciditetin.
  4. Ata e shoqëronin gjithmonë verën me një copë buke të thekur.
  5. Sepse pasi pinë shumë, e ndjejnë veten “të thekur”.

 

  1. Cili nga ushqimet e mëposhtme thuhet se nuk sjell fat nëse konsumohet për Vit të Ri:
  2. Mishi i derrit
  3. Aragosta
  4. Lakra
  5. Fasulet qorre

 

  1. Çfarë gjëje të kuqe veshin italianët për të pasur fat në vitin e ri?
  2. Kapelë
  3. Bluza
  4. Të brendshme
  5. Këpucë

 

  1. Çfarë kuptimi ka tradita që quhet: “të bësh këmbë”?
  2. Të vizitosh miqtë dhe të afërmit pas mesnate.
  3. Të kërcesh për Vit të Ri.
  4. Të futesh diku me këmbën e djathtë.
  5. Të hash këmbë lepuri për fat.

 

  1. Ç’kuptim kanë fjalët e këngës së Vit të Ri, “Auld Lang Syne”?
  2. Lër çdo gjë pas.
  3. Koha kalon.
  4. Shih drejt së ardhmes.
  5. Është koha të shohësh futboll.

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Më 31 dhjetor, në orën 12 të natës, topi që shënon kohën në majë të një kulle, në sheshin Tajms të Nju Jorkut, ulet përgjatë shtizës së tij 43 metra brenda 60 sekondave, për të shënuar ardhjen e vitit të ri. Rënia fillon në orën 23.59 dhe mbaron në orën 24.00. Gjatë kësaj kohe, në shesh bëhet koncert me këngëtarë dhe njerëzit festojnë duke pritur ndërrimin e viteve. Ky është një rit që përsëritet vit pas viti.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Legjenda thotë se një shpirt i keq, i quajtur Nian, vinte çdo vigjilje të vitit të ri për të ngrënë njerëzit dhe shkatërruar shtëpitë e të mbjellat. Një herë, njerëzit ndezën bambu për t’u ngrohur dhe Niani u largua sepse u tremb nga zhurma e bambuve që digjeshin. Që nga ajo kohë, njerëzit ndezin fishekzjarrë sapo vjen viti i ri, për të larguar Nianin, që është edhe emri që përdorin kinezët për vitin e ri. Thuhet se i pari që ndez fishekzjarrin, do të ketë fat gjatë gjithë vitit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Festimi i vitit të ri më 1 janar filloi në vitin 45 p.e.s nga romakët. Pikërisht në këtë kohë filloi të përdorej edhe kalendari Julianian. Sapo u bë diktator, Jul Cezari mendoi se kalendari romak kishte nevojë për reformë. Kështu, ai vendosi që viti i ri të fillonte nga 1 janari në vend të marsit dhe çdo katër vjet, shkurtit t’i shtohej një ditë. Ai gjithashtu vendosi që muajit korrik t’i ndërrohej emri nga Quintilis, në July, pak kohë para se ta vrisnin, ndërsa perandori që erdhi pas tij, Augustus, i ndërroi emrin muajit gusht.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Babilonasit merrnin çdo vit vendim se do të kthenin mbrapsht objektet e marra hua dhe do të paguanin borxhet. Romakët i premtonin çdo vit perëndisë Janus, nga e cila ka marrë emrin edhe muaji janar. Çdo vit, të krishterët e kalonin vigjiljen e vitit të ri duke u lutur dhe duke marrë vendime për vitin që vinte.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Spanjollët e kanë zakon të hanë një kokërr rrushi për çdo të rënë të sahatit në mesnatë, pra, 12 kokrra, sepse thonë që kjo u sjell fat për 12 muajt e vitit. Kjo traditë ka filluar në vitin 1909, kur vreshtarët e Alikantes patën një superprodhim të rrushit dhe menduan si ta fusnin atë në punë. Paskëtaj, njerëzit e kanë zakon të çokasin gotat me verë, apo shampanjë me njëri-tjetrin për të uruar.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Dikur ishte zakon që të vihej një copë buke e thekur mbi verë, që të thithte aciditetin e saj, ose nganjëherë edhe për t’i dhënë aromë, kur buka ishte me erëza të ndryshme. Nga kjo, veprimi i çukitjes së gotave, e ka marrë emrin toasting.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kjo bestytni ekziston në vendet e Evropës lindore dhe në Austri. Në këto vende, njerëzit evitojnë ngrënien e aragostës për Vit të Ri, sepse mendohet se ajo sjell fat të keq. Për shkak se aragosta ecën mbrapsht dhe jo përpara, ata besojnë se edhe gjatë vitit që vjen, punët do t’u shkojnë mbrapsht. Çdo vit njerëzit kanë dëshirë të shohin përpara drejt së ardhmes, jo të mbahen tek e kaluara duke ecur mbrapsht. Në disa vende, evitojnë ngrënien e pulave për Vit të Ri, që fati i mirë të mos fluturojë.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Italianët besojnë se sjell fat veshja e të brendshmeve të kuqe natën e Shën Silvestrit (San Silvestro), siç e quajnë italianët 31 dhjetorin. Ata, gjithashtu, kanë traditë të hanë thjerrëza, kotekino (një salçiçe e trashë) ose këmbë derri të mbushur, pasi mendojnë se derri sjell fat. Një nga traditat e tyre është të luajnë tombola të gjithë së bashku, në familje.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Në Skoci dhe në Anglinë veriore, ai që “bën këmbë” është personi që hyn në shtëpi ditën e parë të vitit dhe që sjell fat për vitin që vjen. Megjithëse në disa vende pranohet që ky të jetë një banor i shtëpisë, ai ose ajo nuk duhet të jetë në shtëpi në momentin që vjen Viti i Ri, në mënyrë që të pranohet se bën këmbë (pra, nuk vlen të dalësh nga shtëpia pasi ka ardhur Viti i Ri dhe të hysh të bësh këmbë). Thuhet se preferohet që ai që bën këmbë të jetë një burrë i gjatë dhe brun. Në disa vende, gratë dhe burrat biondë konsiderohet se nuk sjellin fat. Zakonisht, ai që bën këmbë duhet të sjellë dhurata, si një monedhë (argjendi konsiderohet si fatsjellës), ëmbëlsira, bukë, ose pije, ndërkohë që të zotërit e shtëpisë e gostisin. Një traditë e tillë, përveçse në Angli e Skoci, ekziston te ne, në Greqi, Gjeorgji dhe në disa vende të tjera.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

“Auld Lang Syne” është një poemë skoceze e shkruar nga Robert Bërns në vitin 1788 dhe shoqërohet me një melodi tradicionale popullore. Është e njohur në shumë vende, sidomos në ato që flasin anglisht dhe këndohet në natën e ndërrimit të viteve, për t’i dhënë lamtumirën vitit të vjetër. Këngën e kanë kënduar edhe këngëtare si Maraja Kerri, Rod Stjuart dhe Suzan Bojl. Kjo këngë këndohet gjithashtu edhe në funerale, me rastin e mbarimit të shkollës, ose në mbarimin e ndonjë evenimenti tjetër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ariana Grande: Nuk i them jo, atdheut të Rita Orës!

Next Post

Tiroidja ma ka fajin që nuk ngelem shtatzënë?

Advertisement