Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cigarja elektronike, një kërcënim për shëndetin?

Popullariteti i cigares elektronike ka ardhur duke u shtuar gjatë viteve të fundit, por gjithashtu janë shtuar edhe pikëpyetjet mbi rreziqet shëndetësore që kanë lidhje me të. Disa studiues kanë thënë sem kur nxehet me bateri me voltazh të lartëm cigarja elektronike lëshon formaldehide, një substancë që mund të shkaktojë kancerin. Në janar të këtij viti, Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë e deklaroi cigaren elektronike si një kërcënim të shëndetit publik dhe bëri thirrje që të dalin disa rregulla për të…

 

Çfarë ka brenda cigares elektronike?

Advertisement

Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Etiketat mund t’i përshkruajnë përbërësit pa shumë kujdes, sepse ende nuk ekzistojnë rregulla për to. Gjithashtu, një markë ndryshon nga një tjetër. Një kontroll i bërë nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) në SHBA me 18 marka cigaresh elektronike, gjeti kimikate helmuese dhe kancerogjene në disa prej tyre, por jo në të tjerat. Autorët e kontrollit thonë se “procesi i kontrollit të cilësisë së prodhimit të tyre pothuajse nuk ekziston”.

 

Ja, disa gjëra që nuk i dimë:

Lëngu që përmban cigarja, në anglisht quhet E liquid dhe është solucioni që nxehet e shndërrohet në një spërkatës që thithet nga përdoruesit e cigares. Ja, cilët janë përbërësit e tij më të zakonshëm:

Nikotina

Përbërësi që i bën të varur duhanpirësit, nikotina, stimulon sistemin qëndror nervor dhe shton presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës. “Njerëzit nxiten të pinë duhan nga nikotina”, thotë një studiues njujorkez, ekspert për duhanin dhe cigaren elektronike. “Megjithëse nikotina krijon varësi, ajo nuk është kancerogjene. Problem janë kimikatet e tjera në lëng”.

Aromatizuesit

Eksperti ynë thotë se ka me qindra aroma, si të qershisë, kekut me djathë, kanellës dhe duhanit. Shumë nga këto kimikate që aromatizojnë cigaren elektronike, përdoren edhe për të aromatizuar ushqimet. “Kjo është gjëja që nuk e dimë. Kur i hamë, këto produkte janë të parrezikshme, por nuk dimë se ç‘ndodh kur i thithim në mushkëri”. Do të ishte e pamundur të radhisnim të gjithë përbërësit aromatizues këtu, por njëri prej tyre, diacetili, përdoret për t’i dhënë aromë gjalpit të kokoshkave. Kur ai thithet nga hunda, thuhet se shkakton sëmundjen e bllokimit të mushkërive. Edhe kimikate të tjera që shtojnë aromën e gjalpit mund të jenë të dëmshme.

Propilen glikoli (PG)

Ky është një lëng i përftuar në laborator që FDA-ja, në përgjithësi, e sheh si të sigurt në ushqime, ilaçe dhe kozmetikë. Ai gjithashtu përdoret për të bërë tym artificial, apo mjegull në koncertet rrok dhe performancat e tjera. Ai mund të irritojë mushkëritë e sytë dhe mund të jetë më i dëmshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkërive, si astma dhe emfizema.

Glicerina

Glicerina e lëngshme, pa erë dhe pa ngjyrë, ka një shije lehtësisht të ëmbël. Ashtu si PG-ja, edhe glicerina konsiderohet në përgjithësi e sigurt. Ajo gjendet në shumë produkte, përfshi këtu ushqime dhe ilaçe, me dhe pa recetë. Ndërkohë që PG-ja dhe glicerina janë të sigurta në ushqime dhe ilaçe, specialisti thotë: “Nuk e dimë çfarë ndodh kur dikush thith sasi të mëdha të këtyre substancave për një kohë të gjatë. Kjo është diçka e panjohur”.

 

Nxehja

Substancat helmuese formohen kur lëngu nxehet për t’u kthyer në spërkatës, që thithet nga përdoruesit e cigares elektronike. Disa nga këto kimikate mund të shkaktojnë inflamacionin dhe dëmtimin e enëve të gjakut. “Në shumicën e rasteve, sasia e tyre është më e vogël se në tymin e duhanit, por përsëri përbëjnë problem”, thotë eksperti.

 

Substancat problematike

Formaldehidet: Një kancerogjen i mundshëm.

Acetaldehidet: Një tjetër kancerogjen i mundshëm.

Acrolein: Ajo formohet nga glicerina e nxehur, mund të dëmtojë mushkëritë dhe të shkaktojë sëmundje zemre te duhanpirësit.

Të trija këto substanca çlirohen me sasi të shtuar kur temperaturat e lëngut të cigares shtohen dhe përdoruesit, mund të tundohen t’i shtojnë ato. “Për fat të keq, sa më shumë ta nxehni lëngun, aq më shumë nikotinë merrni prej tij”, thotë eksperti. “Njerëzit që duan një dozë të madhe nikotine mund të përdorin bateri me voltazh të lartë, ose një bateri, voltazhi i së cilës rregullohet sipas dëshirës”. Ai thotë se aromat mund të maskojnë shijen e pakëndshme që rezulton kur përdoruesit e nxehin cigaren deri në atë pikë sa formohen formaldehidet.

 

Grimcat e tjera dhe metalet

Grimcat e vockla që ndodhen në spërkatës mund të jenë të dëmshme. Kjo është e vërtetë si për tymin e cigares, ashtu edhe për ndotjen e ajrit, që shkakton dëmtim të enëve të gjakut, inflamacion dhe ndikon edhe në sistemin nervor. Këto grimca janë në të njëjtat nivele si në cigaret e zakonshme, por ende nuk janë bërë studime për sigurinë e grimcave që ato prodhojnë. Në spërkatësin e cigares elektronike janë gjendur edhe metale helmuese, si: kallaji, nikeli, kadmiumi, plumbi dhe zhiva. Në një studim të vitit 2013, u zbulua se përqendrimi i nikelit ishte 2-100 herë më i lartë se ai i cigares së zakonshme.

 

Atëherë, a janë të sigurta cigaret elektronike?

Gjithçka është relative në krahasim me cigaret e zakonshme. “Bazuar në atë që dimë tani, ato janë më pak të rrezikshme se cigaret e zakonshme”, thotë eksperti. Siç e dimë të gjithë, këto të fundit janë vërtet të dëmshme për shëndetin. Sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, cigaret e zakonshme lëshojnë afro 7000 kimikate kur digjen, shumë prej tyre janë helmuese dhe të paktën 69 prej tyre shkaktojnë kancer. Cigaret elektronike duken edhe më pak të rrezikshme për ata që janë të ekspozuar ndaj spërkatësit (pra, që qëndrojnë afër atyre që i përdorin ato). Përdoruesit e tyre nxjerrin jashtë me frymëmarrjen shumë pak nga tymi që thithin, ndërsa cigaret, nga ana tjetër, ndotin atmosferën dhe mushkëritë e të tjerëve në nivel të lartë. Sipas ekspertëve, 75% e tymit që nxirret nga cigaret shkon në mjedis. Megjithatë, duhen bërë edhe më shumë kërkime për të zbuluar plotësisht rreziqet që mund të ketë cigarja elektronike për përdoruesit dhe personat afër tyre. Ekspertët thonë se ato mund të ndihmojnë duhanpirësit që përpiqen të lënë duhanin, por ky është një problem tjetër që ka nevojë për më shumë studime. Në fund, “ky është një produkt vetëm për ata që pinë duhanin; të tjerët nuk kanë pse ta provojnë cigaren elektronike”. Duhet patur parasysh se nikotina shkakton varësi.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DJ Edmond: Të jetosh si një DJ...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement