Cigarja dhe mami
– Kam parë në ëndërr sikur po pija cigare në kuzhinë dhe më pa mami. Ajo nuk më bërtiti, por më dha këshilla. Unë vazhdoja të pija. Ajo më thoshte çfarë është keq dhe çfarë është mirë. Më tregoni ç’do të thotë kjo ëndërr, se jam e shqetësuar.
– Një ëndërr e tillë do të thotë që po kaloni një periudhë të vështirë dhe në njëfarë mënyre është faji juaj. Ëndrra është shumë e qartë: duhet të ndiqni këshillat e mamasë. Ndoshta do t’ju duken pa vend, por në këto momente keni nevojë të ndiqni rrugën që do t’ju sugjerojë ajo. Pirja e cigares në rastin tuaj tregon mërzi, por me ndihmën e familjes suaj do t’ia dilni mbanë. Mërzia kalon në përkeqësim të shëndetit, ndaj duhet të keni kujdes.
Tri herë një ëndërr
– Përshëndetje astrologe! Po jap vetëm thelbin e ëndrrës: “Afirmimet tuaja i kanë kaluar nënvetëdijes”. Këtë ëndërr e kam parë tri herë rresht. Afirmimet janë pozitive dhe i drejtoj me vetëdije, pasi e studioj këtë fushë. Faleminderit.
– Është një ëndërr që tregon aftësitë tuaja dhe nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Kjo është fusha juaj dhe duke qenë se e studioni shumë, është e pashmangshme parja e një ëndrre të tillë. Vetëm se në thelb, ëndrra tregon gjithashtu se duhet të keni kujdes, sepse duke kaluar cakun në ca gjëra, zhyteni më shumë seç duhet në fushën që studioni, gjë që mund t’ju dëmtojë vetëdijen.